Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve Jo-jetë.

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve Jo-jetë.

Në Janar – Nëntor 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 3.20%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 485,272 mijë lekë duke arritur shifrën 15,634,637 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 1,211,089 duke shënuar një rritje me 3.14 % krahasuar me Janar – Nëntor 2018.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 14,502,780 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 2.84% krahasuar me Janar- Gusht 2018.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1,110,963 duke shënuar një rritje në masën 5.13% krahasuar me Janar – Nëntor 2018.

Gjatë Janar – Nëntor 2019, janë paguar gjithsej 5,488,254 mijë lekë dëme ose 11.13% më pak se gjatë periudhës Janar-Nëntor 2018.

Numri i dëmeve të paguara në janar – nëntor 2019 është rritur me 3,865 dhe arriti shifrën 43,981 nga të cilat 42,130 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,851 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

 

Close Menu