Zhvillime kryesore

  • Në janar – korrik 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 5.83%. Volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 570,288 mijë lekë duke arritur shifrën 9,219,740 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 524,347 duke shënuar një ulje me 27.82 % krahasuar me janar – korrik 2019.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 8,635,914 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 4.36% krahasuar me janar – korrik 2019.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 478,071 duke shënuar një ulje në masën 27.69% krahasuar me janar – korrik 2019.
  • Gjatë janar – korrik 2020, janë paguar gjithsej 4,564,324 mijë lekë dëme ose 38.21% më shumë se gjatë periudhës janar – korrik 2019.
  • Numri i dëmeve të paguara në janar – korrik 2020 është ulur me 192 dhe arriti shifrën 27,918 nga të cilat 26,936 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.
Close Menu