Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Gusht 2020.

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Gusht 2020.

Në janar – gusht 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 6.48%. Volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 735,773 mijë lekë duke arritur shifrën 10,625,436 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 609,601 duke shënuar një ulje me 30.58 % krahasuar me janar – gusht 2019.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 9,927,659 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 5.46% krahasuar me janar – gusht 2019.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 556,560 duke shënuar një ulje në masën 30.77% krahasuar me janar – gusht 2019.

Gjatë janar – gusht 2020, janë paguar gjithsej 4,980,659 mijë lekë dëme ose 31.03% më shumë se gjatë periudhës janar – gusht 2019.

Numri i dëmeve të paguara në janar – gusht 2020 është ulur me 387 dhe arriti shifrën 31,164 nga të cilat 30,044 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.

Close Menu