Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve të jo-jetës Janar-Shtator 2020.

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve të jo-jetës Janar-Shtator 2020.

Në janar-shtator 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 6.54%, krahasuar me janar-shtator 2019. Vëllimi i primeve të shkruara bruto është ulur me 839,981 mijë lekë duke arritur shifrën 11,999,221 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 693,507 duke shënuar një ulje me 30.10% krahasuar me janar-shtator 2019.

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 11,180,417 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 6.10% krahasuar me janar-shtator 2019.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 630,877 duke shënuar një ulje në masën 30.62% krahasuar me janar-shtator 2019.

Gjatë janar-shtator 2020, janë paguar gjithsej 5,572,088 mijë lekë dëme ose 30.27% më shumë se gjatë periudhës janar-shtator 2019.

Numri i dëmeve të paguara në janar-shtator 2020 është ulur me 702 dhe arriti shifrën 34,761 nga të cilat 33,480 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.