Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Tetor 2020.

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve të jo-jetës Janar-Tetor 2020.

Në janar-tetor 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 5.43%, krahasuar me janar-tetor 2019.

Vëllimi i primeve të shkruara bruto është ulur me 775,585 mijë lekë duke arritur shifrën 13,513,211 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 785,393 duke shënuar një ulje me 28.93% krahasuar me janar-tetor 2019.

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 12,591,184 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 4.88% krahasuar me janar-tetor 2019.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 713,320 duke shënuar një ulje në masën 29.64% krahasuar me janar-tetor 2019.

Gjatë janar-tetor 2020, janë paguar gjithsej 6,192,254 mijë lekë dëme ose 23.00% më shumë se gjatë periudhës janar-tetor 2019.

Numri i dëmeve të paguara në janar-tetor 2020 është ulur me 389 dhe arriti shifrën 39,417 nga të cilat 37,931 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.

Close Menu