Rregullatori

I krijuar në vitin 2006, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ështe një institucion publik i pavarur nga ekzekutivi, përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemit financiar jobankar dhe operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor. AMF raporton në Kuvend për aktivitetin e tij.

Fusha kryesore e veprimtarisë sonë është rregullimi dhe mbikëqyrja:

  • e aktivitetit të tregut të sigurimeve dhe operatorëve të tij;
  • e aktivitetit të tregut të letrave me vlerë dhe operatorëve të tij;
  • e aktivitetit të tregut të fondeve të pensioneve vullnetare dhe operatorëve të tij;
  • e veprimtarive të tjera financiare jobankare”.

 

Për më shumë informaction vizitoni faqen e: AMF – Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare

Close Menu