Historik i shkurtër

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë është themeluar më 29 Janar 2003, me anëtarë themelues të saj 5 shoqëri sigurimi: INSIG SHA, SIGMA SHA, SIGAL SHA, ATLANTIK SHA dhe INTERSIG SHA. Shoqata është regjistruar si person juridik shoqatë me vendimin nr. 560, datë 03.03.2003. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë është shoqatë jo-fitimprurëse dhe përpiqet të promovojë standardet më të fundit sigurative të anëtarëve të saj për zhvillimin, stabilitetin dhe efektshmërinë e industrisë shqiptare të sigurimeve. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë (SH S SH) është organi përfaqësues i tregut të sigurimeve në marrëdhëniet me të tretë, brënda dhe jashtë Shqipërisë.

Shoqata zgjedh Kryetarin e Shoqatës, i cili drejton punimet e Asamblesë së Përgjithëshme, si dhe emëron Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës, i cili drejton dhe organizon veprimtarinë e përditëshme të Shoqatës.

Që nga krijimi i saj e deri më sot, Kryetar të shoqatës kanë qenë :

Z. Dritan Celaj , në periudhën Mars 2003- Korrik 2007
Z. Avni Ponari, në periudhën Janar 2008- Nëntor 2011
Zj. Fitnete Sulaj duke filluar nga Nëntori 2011 e në vazhdim.

Ndërkohë, Sekretar të Përgjithshëm të shoqatës kanë qenë :

Zj. Valbona Kaduku në periudhën Mars 2003 – Korrik 2007
Z. Plarent Hamzaj në periudhën Korrik – Dhjetor 2007
Zj. Ejana Xhixha në periudhën Janar 2008 – Shtator 2014
Zj. Holtjana Bello në periudhën Shtator 2016 – Korrik 2017

Aktualisht, anëtarë të Shoqatës janë të gjitha shoqëritë e sigurimit të jo-jetës , si më poshtë :

Albsig sha, përfaqësuar nga Z. Muharrem Bardhoci  – Drejtor i Përgjithshëm
Ansig  sha, përfaqësuar nga Z. Edlir Ruka – Drejtor i Përgjithshëm
Atlantik sha, përfaqësuar nga Z. Dritan Celaj – Drejtor i Përgjithshëm
Eurosig sha, përfaqësuar nga Z. Xhevdet Kopani – Drejtor i Përgjithshëm
Insig sha, përfaqësuar nga Zj. Areta Cuko – Drejtore e Përgjithshme
Intersig Vienna Insurance Group, përfaqësuar nga Z. Gentian Sula – Drejtor i Përgjithshëm
Sigal Uniqa Group Austria përfaqësuar nga Z. Avni Ponari – Drejtor i Përgjithshëm
Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group përfaqësuar nga Z. Klaidi Citozi – Drejtor i Përgjithshëm

Kryetar i Shoqatës është Z. Avni Ponari dhe Sekretar i Përgjithshëm Z.Edvin Libohova.

Close Menu