Programi i trajnimit për licencimin e agjënteve jetë dhe jojetë

Pjesëmarrësit

Individë që duan të ushtrojnë veprimtarinë e ndërmjetësit/agjentë në sigurime

Modulet dhe Objektivat

Moduli 1 - Sigurimi i Shëndetit dhe Jetës

Objektivat: Pjesëmarrësit kanë mundësinë të marrin njohuri në sigurimin e shëndetit privat, aksidente personale, shëndetit në udhëtim dhe sigurimit të jetës. Të njohin sistemin shëndetësor publik në Shqipëri, dhe ta krahasojnë atë me sistemin shëndetësor privat. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit kanë mundësi të zhvillojnë Polica Sigurimi konkrete mbi modulin e zhvilluar, të përvetësojnë marrjen e sigurimit për këto produkte, kushtet dhe tarifat.

Moduli 2 - Sigurimi i Pronës dhe Përgjegjësisë

Objektivat: Pjesëmarrësit kanë mundësi të marrin njohuri për historinë e zhvillimit të sigurimeve në Shqipëri, për sigurimin e pronës nga zjarri dhe vjedhja, sigurimi i mallrave gjatë transportit, sigurimi i anijeve dhe avionëve,sigurimi i përgjegjësive civile dhe profesionale, si dhe garancive të ndryshme. Gjithashtu, pjesëmarrësit kanë mundësi të marrin njohuri bazë në marrjen në sigurim, plotësimin e pyetësorëve, llogaritjen e primit të sigurimit, si dhe plotësimin e policave.

Moduli 3 - Sigurimet e Mjeteve Motorike

Objektivat: Kjo teme ka si qellim informimin e pjesemarresve mbi sigurimin TPL, Karton Jeshil, Kufitar, Sigurim pasagjeresh ne transport publik dhe Kasko, duke analizuar cfare mbulojne keto produkte sigurimi, procedurat e marrjes ne sigurim, si dhe procesin e demshperblimit. Pjesemarresit do te trajnohen mbi menyren e shitjes se ketyre produkteve, mbulimet perkatese dhe kushtet e pergjithshme e te vecanta te sigurimit.

Moduli 4 - Veprimtaria e Agjentit në Sigurime

Objektivat: Ky modul synon te informoje pjesemarresint ne lidhje me pozicionin e agjentit ne sigurime, te drejtat dhe detyrimet e agjentit ne sigurime, kushtet baze te kontrates se sigurimit dhe rendesine e zbatimit te rregullores se marrjes ne sigurim. Gjithashtu, ne kete modul do te paraqiten kazuse konkrete qe trajtojne problematikat kryesore qe ndeshen ne ndermjetesimin ne sigurime.

Moduli 5 - Roli i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare në licencimin dhe Mbikqyrjen e veprimtarisë së Agjentit në Sigurime

Objektivat: Pjesëmarrësit kanë mundësi të përvetësojnë parimet themelore të veprimtarisë së agjentit si ndërmjetes në sigurime, të njohin kërkesat rregullatore për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime, të përvetësojnë njohuri baze të kategorive kryesore të produkteve të sigurimit, të njohin detyrat dhe rendësinë për informim, transparencë, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit.

Certifikimi

Ky trajnim certifikohet nga AMF - Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

Close Menu