Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë është themeluar më 29 Janar 2003, me anëtarë themelues të saj 5 shoqëri sigurimi: INSIG SHA, SIGMA SHA, SIGAL SHA, ATLANTIK SHA dhe INTERSIG SHA. Shoqata është regjistruar si person juridik shoqatë me vendimin nr. 560, datë 03.03.2003. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë është shoqatë jo-fitimprurëse dhe përpiqet të promovojë standardet më të fundit sigurative të anëtarëve të saj për zhvillimin, stabilitetin dhe efektshmërinë e industrisë shqiptare të sigurimeve. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë (SH S SH) është organi përfaqësues i tregut të sigurimeve në marrëdhëniet me të tretë, brënda dhe jashtë Shqipërisë.
Të dashur partnerë dhe miq,
Të dashur klientë,
Mirësevini në faqen zyrtare të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë!
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë u themelua më 23 janar 2003, Një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por me shumë përpjekje për të qenë sa më afër interesave të konsumatorëve shqiptar. Shoqata jonë është regjistruar si person juridik me Vendim Gjykate Nr. 560, datë 03.03.2003 dhe operon si një organizatë jofitimprurëse.
Aktualisht në Shqipëri vlera mesatare e primeve të sigurimit është rreth 40 euro në vit për person, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit dhe të Europës ku ne aspirojmë të aderojmë është ndjeshëm disa herë më e lartë. Mbi 90 % e primeve të sigurimeve vijnë nga sigurimet e jo-jetës, 70% e të cilave e përbëjnë sigurimet motorrike.
Në rrugëtimin tonë së bashku, ne kemi bërë tashmë disa hapa, por jemi ende shumë larg standardeve dhe praktikave europiane në kulturën e sigurimeve dhe legjislacionin për mbrojtjen e interesave dhe përgjegjësive të konsumatorëve shqiptar.
Misioni i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë është që t’i kushtojë një vëmendje të veçantë të gjitha çështjeve të një interesi strategjik ndaj të gjithë siguruesve dhe risiguruesve shqiptar në mënyrë të qëndrueshme.
Ne jemi zëri shqiptar i industrisë shqiptare të sigurimit në nivel vendi dhe atë rajonal.
Ne jemi një partner i ndershëm, i besueshëm, transparent dhe një pikë e fortë kontakti për të gjitha institucionet, dhe mbikëqyrësit e tregut financiar.
Ne mbështesim dhe promovojmë standardet më të fundit të sigurimeve dhe risigurimeve, zhvillimin, qëndrueshmërinë, efiçiencën dhe efektivitetin e industrisë shqiptare të sigurimeve për të gjithë anëtarët dhe komunitetin e saj.
Ne mbështesim dhe jemi pararojë e mbulimeve nga risku, duke ndërmarrë masa paraprake mbi sigurinë dhe çështjet financiare në të gjitha sferat e jetës publike dhe asaj private në përputhje me kërkesat dhe standardet europiane në të cilat ne aspirojmë që të integrohemi.
Ne po punojmë që kultura e sigurimeve tek qytetarët shqiptar të bëhet kulturë e jetës së tyre si një mbrojtëse, si një fuqi për rritjen e personalitetit të individit, si një industri mbështetëse e mbrojtëse e investimeve të huaja e vendase, dhe si një garanci për të ardhmen.
Tregu ynë i sigurimeve nga dita në ditë po përmison shërbimin ndaj klientëve veçanërisht në pagesën e dëmeve, duke qenë të shpjetë, të saktë dhe afër interesave të tyre. Në saj të punës së çdo shoqërie, në këtë drejtim, e themi me ‘plotë gojën’ se janë ulur ankesat dhe po rriten vlerësimet mbi transparencën dhe pagesën në kohë të dëmeve.
Ne kemi zgjidhur me kohë dhe me sukses investitorët startegjikë në këtë industri, duke garantuar të ardhmen e saj dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës e Maqedonisë së Veriut.
Ne u bëmë anëtarë të Shoqatës së Sigurimeve të Europës – Insurance Europe, duke i garantuar konsumatorëve shqiptar, jo vetëm garanci financiare, por edhe standarde europiane në produktet e ofruara.
Ne shërbejmë si një infrastrukturë për shkëmbimin e informacionit dhe të përvojës së akumuluar të anëtarëve tanë.
Ne promovojmë besnikëri dhe besim në industrinë e sigurimeve në vend, duke punuar fuqimisht e në mënyrë të vazhdueshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi rolin e siguruesve dhe të risiguruesve në ofrimin një sigurimi të sigurtë ndaj një komuniteti.
Ne mbështesim dhe promovojmë, si ekspertë dhe përfaqësues të zërit të të gjithë industrisë së sigurimit në vend, një treg të hapur dhe konkurrues në përfitim të klientëve shqiptar.
Bazuar në vizionin tonë të qartë, në planet tona strategjike,ne po punojmë te fokusuar drejt një prioriteti shumë të rëndësishëm siç janë sigurimet vullnetare.
Duke ju falenderuar përzemërsisht për besimin dhe besnikërinë tuaj ndaj nesh, dëshiroj që në emër të të gjithë përfaqësuesve të shoqërive të sigurimit në vend dhe të organeve të tyre vendimmarrëse duke ritheksuar edhe një herë se tashmë është fakt që:
Ne nuk jemi një retorikë!
Ne jemi një realitet i prekshëm!
Të sigurohesh do të thotë të veprosh si një qytetar i përgjegjshëm ndaj komunitetit ku jetoni si edhe që t’i gëzoheni një jete më të sigurt, më të paqtë, më të mirë dhe me një të tashme dhe të ardhme të garantuar!
Sinqerisht,
Avni PONARI
Kryetari i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Evropën gjatë javëve të fundit përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin publik. Ekspertët paralajmërojnë se episodet e nxehtësisë ekstreme pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për grupet më të ndjeshme të popullsisë. Sipas studimeve evropiane, vetëm gjatë sezonit të kaluar veror, temperaturat ekstreme u […]
Çdo verë, Shqipëria merr frymë ndryshe. Në portet, aeroportet dhe pikat kufitare dëgjohen përqafime, lot gëzimi dhe zëra fëmijësh që kthehen në vendin e prindërve të tyre. Mijëra bashkatdhetarë nisen drejt shtëpisë, duke sjellë jo vetëm valixhe plot dhurata, por edhe mallin e një viti të tërë larg familjes. Edhe këtë fundjavë, Porti i Durrësit […]
Sonte, e gjithë bota ndalet për finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube FIFA 2026. Prej 11 qershorit, miliona tifozë kanë ndjekur emocionet, surprizat dhe spektaklin e futbollit më të mirë në botë. Në qendër të vëmendjes kanë qenë golat, trofetë, rekordet, por edhe shumat marramendëse që qarkullojnë në këtë industri: transferime, paga, […]