Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-Jetë, Janar-Shtator 2019

Zhvillime kryesore

•    Në janar – shtator 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 3.04%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 378,925 mijë lekë duke arritur shifrën 12,839,202 mijë lekë.

•    Numri i kontratave arriti në 992,212 duke shënuar një rritje me 3.83 % krahasuar me janar – shtator 2018.

•    Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 11,906,295 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 2.70% krahasuar me janar- shtator 2018.

•    Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 909,259 duke shënuar një rritje në masën 5.71% krahasuar me janar – shtator 2018.

•    Gjatë janar -shtator 2019, janë paguar gjithsej 4,277,470 mijë lekë dëme ose 5.80% më shumë se gjatë periudhës janar-shtator 2018.

•    Numri i dëmeve të paguara në janar – shtator 2019 është rritur me 3,334 dhe arriti shifrën 35,463 nga të cilat 33,918 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.