Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-Jetë, Janar-Tetor 2019

Zhvillime kryesore

•    Në janar – tetor 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 3.94%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 541,395 mijë lekë duke arritur shifrën 14,288,796 mijë lekë.

•    Numri i kontratave arriti në 1,105,059 duke shënuar një rritje me 3.43 % krahasuar me janar – tetor 2018.

•    Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 13,237,780 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 3.43% krahasuar me janar- tetor 2018.

•    Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1,013,764 duke shënuar një rritje në masën 5.42% krahasuar me janar – tetor 2018.

•    Gjatë janar – tetor 2019, janë paguar gjithsej 5,034,324 mijë lekë dëme ose 7.87% më shumë se gjatë periudhës janar-tetor 2018.

•    Numri i dëmeve të paguara në janar – tetor 2019 është rritur me 3,886 dhe arriti shifrën 39,806 nga të cilat 38,091dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.