Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-Jetë, Janar-Nëntor 2019

Zhvillime kryesore

•    Në janar – nëntor 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 3.20%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 485,272 mijë lekë duke arritur shifrën 15,634,637 mijë lekë.

•    Numri i kontratave arriti në 1,211,089 duke shënuar një rritje me 3.14 % krahasuar me janar – nëntor 2018.

•    Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 14,502,780 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 2.84% krahasuar me janar- gusht 2018.

•    Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1,110,963 duke shënuar një rritje në masën 5.13% krahasuar me janar – nëntor 2018.

•    Gjatë janar -nëntor 2019, janë paguar gjithsej 5,488,254 mijë lekë dëme ose 11.13% më pak se gjatë periudhës janar-nëntor 2018.

•    Numri i dëmeve të paguara në janar – nëntor 2019 është rritur me 3,865 dhe arriti shifrën 43,981 nga të cilat 42,130 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.