Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-Jetë, për vitin 2019

Zhvillime kryesore

•    Gjate vitit 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 4.11%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 695,015 mijë lekë duke arritur shifrën 17,617,588 mijë lekë.

•    Numri i kontratave arriti në 1,350,075 duke shënuar një rritje me 3.18% krahasuar me vitin 2018.

•    Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 16,337,199 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 3.88% krahasuar me vitin 2018.

•    Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1,237,276 duke shënuar një rritje në masën 5.20% krahasuar me vitin 2018.

•    Gjatë vitit 2019, janë paguar gjithsej 6,377,264 mijë lekë dëme ose 8.58% më pak se gjatë vitit 2018.

•    Numri i dëmeve të paguara në vitin 2019 është rritur me 5,254 dhe arriti shifrën 48,971 nga të cilat 46,778 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.