Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-Jetë, Janar 2020

Zhvillime kryesore

•    Në janar 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 9.63%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 120,723 mijë lekë duke arritur shifrën 1,374,984 mijë lekë.

•    Numri i kontratave arriti në 101,420 duke shënuar një rritje me 10.04 % krahasuar me janar 2019.

•    Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 1,279,515 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 10.23% krahasuar me janar 2019.

•    Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 92,999 duke shënuar një rritje në masën 11.53% krahasuar me janar 2019.

•    Gjatë janar 2020, janë paguar gjithsej 751,690 mijë lekë dëme ose 103.52% më shumë se gjatë periudhës janar 2019.

•    Numri i dëmeve të paguara në janar 2020 është rritur me 3,168 dhe arriti shifrën 5,808 nga të cilat 5,633 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 175 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.