Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-Jetë, Janar-Mars 2020

Zhvillime kryesore

•    Në janar – mars 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 9.56%. Volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 379,538 mijë lekë duke arritur shifrën 3,589,861 mijë lekë.

•    Numri i kontratave arriti në 240,514 duke shënuar një ulje me 12.86 % krahasuar me janar – mars 2019.

•    Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 3,323,674 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 8.77% krahasuar me janar – mars 2019.

•    Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 216,769 duke shënuar një ulje në masën 12.51% krahasuar me janar – mars 2019.

•    Gjatë janar – mars 2020, janë paguar gjithsej 2,263,047 mijë lekë dëme ose 50.88% më shumë se gjatë periudhës janar – mars 2019.

•    Numri i dëmeve të paguara në janar – mars 2020 është rritur me 2,752 dhe arriti shifrën 13,690 nga të cilat 13,259 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.