Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë për vitin 2020

Zhvillime kryesore

•    Në vitin 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 5.73%, krahasuar me vitin 2019. Vëllimi i primeve të shkruara bruto është ulur me 1,009,578 mijë lekë duke arritur shifrën 16,608,010 mijë lekë.

•    Numri i kontratave arriti në 956,447 duke shënuar një ulje me 29.16% krahasuar me vitin 2019.

•    Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 15,433,412 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 5.53% krahasuar me vitin 2019.

•    Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 866,748 duke shënuar një ulje në masën 29.95% krahasuar me vitin 2019.

  •   Gjatë vitit 2020, janë paguar gjithsej 7,560,213 mijë lekë dëme ose 18.55% më shumë se gjatë vitit 2019.

•    Numri i dëmeve të paguara gjatë vitit 2020 është ulur me 790 dhe arriti shifrën 48,181 nga të cilat 46,314 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.