Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Maj 2020.
Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve Jo-Jetë Janar-Maj 2020
- Në janar – maj 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 9.99%. Volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 673,704 mijë lekë duke arritur shifrën 6,067,723 mijë lekë.
- Numri i kontratave arriti në 354,651 duke shënuar një ulje me 26.53 % krahasuar me janar – maj 2019.
- Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 5,661,943 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 8.89% krahasuar me janar – maj 2019.
- Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 320,929 duke shënuar një ulje në masën 26.49% krahasuar me janar – maj 2019.
- Gjatë janar – maj 2020, janë paguar gjithsej 3,416,717 mijë lekë dëme ose 45.88% më shumë se gjatë periudhës janar – maj 2019.
- Numri i dëmeve të paguara në janar – maj 2020 është rritur me 364 dhe arriti shifrën 19,898 nga të cilat 19,198 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.
