Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Nëntor 2020.

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve të jo-jetës per periudhen Janar-Nëntor 2020.

Në periudhën janar-nëntor 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 5.51%, krahasuar me janar-nëntor 2019. Vëllimi i primeve të shkruara bruto është ulur me 862,030 mijë lekë duke arritur shifrën 14,772,278 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 857,503 duke shënuar një ulje me 29.20% krahasuar me janar-nëntor 2019.

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 13,769,349 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 5.06% krahasuar me janar-nëntor 2019.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 778,842 duke shënuar një ulje në masën 29.89% krahasuar me janar-nëntor 2019.

Gjatë janar-nëntor 2020, janë paguar gjithsej 6,809,774 mijë lekë dëme ose 24.08% më shumë se gjatë periudhës janar-nëntor 2019.

Numri i dëmeve të paguara në janar-nëntor 2020 është ulur me 531 dhe arriti shifrën 43,450 nga të cilat 41,809 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës .