Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Shkurt 2020.
Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Shkurt 2020.
Në janar -shkurt 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 12.12%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 287,166 mijë lekë duke arritur shifrën 2,656,165 mijë lekë.
Numri i kontratave arriti në 191,846 duke shënuar një rritje me 8.11 % krahasuar me janar -shkurt 2019.
Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 2,486,445 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 12.76% krahasuar me janar -shkurt 2019.
Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 175,618 duke shënuar një rritje në masën 8.97% krahasuar me janar -shkurt 2019.
Gjatë janar -shkurt 2020, janë paguar gjithsej 1,741,150 mijë lekë dëme ose 109.88% më shumë se gjatë periudhës janar -shkurt 2019.
Numri i dëmeve të paguara në janar -shkurt 2020 është rritur me 4,136 dhe arriti shifrën 10,654 nga të cilat 10,278 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.