Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Qershor 2020.

Zhvillimet kryesore

  • Në janar – qershor 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 6.66%. Volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 537,925 mijë lekë duke arritur shifrën 7,543,804 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 434,968 duke shënuar një ulje me 26.45 % krahasuar me janar – qershor 2019.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 7,052,684 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 5.11% krahasuar me janar – qershor 2019.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 395,166 duke shënuar një ulje në masën 26.19% krahasuar me janar – qershor 2019.
  • Gjatë janar – qershor 2020, janë paguar gjithsej 4,080,728 mijë lekë dëme ose 46.75% më shumë se gjatë periudhës janar – qershor 2019.
  • Numri i dëmeve të paguara në janar – qershor 2020 është rritur me 451 dhe arriti shifrën 23,954 nga të cilat 23,108 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.