Kompanitë fund dëmeve të prapambetura ! Në proces ” Ligji i Përgjegjësive”: Kontroll subjekteve nëse sigurohen apo jo.

Kompanitë fund dëmeve të prapambetura ! Në proces ” Ligji i Përgjegjësive”: Kontroll subjekteve nëse sigurohen apo jo.

Kompanitë fund dëmeve të prapambetura

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë po punon për hartimin e ligji të ri të quajtur “Ligji i Përgjegjësive”.

Lajmi bëhët i ditur nga Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë Z.Edvin Libohova gjatë një interviste në emisionin “Pro Business” në tv Klan Plus.

Sipas Libohovës, ky ligj do të bëjë të mundur që të ngrihen organe kompetente që do të bëjnë të mundur kontrollin e subjekteve nësë kanë kryer apo jo sigurimet që aktualisht janë me ligj të detyrueshme. Ngritja e organeve të tilla, sipas Shoqatës së Siguruesve, do të bëjnë të mundur pikërisht verifikimin e zbatimit të ligjit. Pasi kjo nuk është detyrë e kompanive të sigurimit. “Pra tregi i sigurimeve ofron produktin, ti duhet të vish ta paguash. Gjithashtu dhe të jetë dikush tjetër që të kontrollojë nëse je apo jo siguruar. Pikërisht në këtë fushë po punojmë për të gjetur organet që të detyrojnë sigurimin e parashikuar me ligj.

Pra aktualisht janë me ligj, por nuk zbatohen!” – shprehet Libohova. Sipas siguruesve, ligjet ekzistojnë për sigurimin në disa fusha, por ka mangësi, ç’ka e bën të vështirë implementimin siç duhet. “Janë bërë disa ligje që përcaktojnë që x fushë duhet siguruar, por ka mbetur pa u plotësuar kuadri ligjor që vijon me vendim qeverie. Ne po i shohim të gjitha këto. Ne kemi në dorë të përgatisim një ligj të veçantë që do të jetë “Ligji i Përgjegjësive”. Ky ligj do të bëjë të mundur që kushdo që bën një biznes dhe mund të krijojë pasoja për të tretët, duhet të sigurohet me detyrim.”- thotë Edvin Libohova.

Për ketë Libohova jep një shembull:

“Hotelet, restorantet, kafenetë duhet të sigurohen sepse në rast se ti helmohesh apo rrëshket nga shkallët e hotelit kush paguan për këtë nëse nuk je i siguruar? Ligji e thotë, por nuk zbatohet dhe mbi të gjitha duhen organet që verifikojnë zbatimin e ligjit. Bizneset në bregdet nuk janë të siguruara të gjithë. Edhe ky është një problem, sepse duhet kërkuar nga ata që verifikojnë zbatimin e ligjit. Pra në momentin që mer një licensë për të operuar si hotel duhet të jesh në mënyrë të detyruar i siguruar”. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë bën të ditur se vitet e fundit tregu i sigurimeve është zhvilluar. Por ende sfidat janë të mëdha. “Gjatë vitit të kaluar janë paguar rreth 56 milionë euro dëme, rreth 20 e ca përqind më shumë së një vit më përpara. Kjo do të thotë se ky trend ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Ku janë paguar afro 12 milionë euro dëme. Ç’ka do të thotë që ne jemi në një treg pozitiv. Pasi nuk kemi më dëmë të prapambetura, por janë dëme të reja që po menazhohen sipas dy grupeve.”

Kompanitë fund dëmeve të prapambetura