Makinat e luksit, ja pse duhet ndryshuar siguracioni i tyre

Makinat e luksit, ja pse duhet ndryshuar siguracioni i tyre

Makinat e luksit dhe siguracioni i tyre

Të gjithë ata persona që zotërojnë  makina luksoze, duke filluar nga viti 2017 paguajnë më shumë taksa në shtet se sa pjesa tjetër e qytetarëvë që zotërojnë makina të thjeshta. Sipas ligjit për “Taksat Kombëtare”, “automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson disa kushte specifike. Mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi në masën 70 000 lekë dhe taksë e përvitshme në masën 21 000 lekë.

Por kjo logjike nuk ndiqet nga kompanitë e sigurimeve në rastin e çmimeve të TPL-së.  Konkretisht, për makinat e luksit paguahen çmime të TPL-së thuajse njësoj si makinat normale apo edhe të vjetra.

Çmimi i TPL-së për një makinë të vjetër apo normale është rreth 17 mijë lekë. Për një makinë luksi ky çmim është  i njëjtë, pra rreth saktësisht 17,400 lekë.

Shoqëritë e sigurimeve, i kanë rënë lapsit duke përllogaritur  dëmet që paguajnë në rast aksidentesh për makinat e shtrenjta të ashtëquajtura “luksi”  krahasuar me ato normale. Sipas tyre kostot e dëmeve që rezultojnë në rast aksidenti nga makinat e luksit janë disa herë më të larta krahasuar me autoveturat normale. Për shkak të pjesëve të këmbimit, që kushtojnë më shtrenjtë, shumica e të cilave nuk gjenden në Shqipëri. Gjithashtu kanë kosto shtesë gjatë importit – transporti, detyrimet doganore etj. Ekspertët deklarojnë se është emergjente rishikimi i çmimeve të TPL-së për siguracionet e makinave. Kjo bazuar në kritere të qarta lidhur me kubikazhin dhe vjetërsinë e mjetit.

Një rishikim i çmimit të TPL-së për “automjetet e luksit”

Një rishikim i çmimit të TPL-së për “automjetet e luksit” konsiderohet një hap i domosdoshëm. Në kushtet kur kompanitë e sigurimeve paguajnë deri në 100 përqind për dëmet e krijuara gjatë një aksidenti automobilistik.

Gjatë vitit 2019 tregu i sigurimeve ka paguar mbi 2,8 miliardë lekë vetëm për dëmet e shkaktuara gjatë aksidenteve automobilistike.  Në pjesën më të madhe shkaktarë kanë qenë mjetet e luksit, ndërsa për periudhën Janar – Mars 2020 vetëm për këtë kategori dëmesh kompanitë e sigurimit kanë paguar mbi 530 milionë lekë.

Makinat e luksit dhe siguracioni i tyre