MJETET E VJETRA,DËME MË TË MËDHA NË AKSIDENTE EKSPERTËT: PRIMI DUHET TË JETË MË I LARTË SE AI I MJETEVE TE REJA!

MJETET E VJETRA,DËME MË TË MËDHA NË AKSIDENTE EKSPERTËT: PRIMI DUHET TË JETË MË I LARTË SE AI I MJETEVE TE REJA!

MJETET E VJETRA,DËME MË TË MËDHA NË AKSIDENTE

Tashmë është fakt që automjetet e vjetra; jo vetëm janë shkaktarë kryesorë të ndotjes së ajrit; por
njëkohësisht janë edhe një rrezik i shtuar në terren për aksidentet duke krijuar më shumë dëme
gjatë aksidenteve.

Sipas të dhënave që disponohen deri në vitin 2019, nga totali i aksidenteve të ndodhura, 85
përqind janë shkaktuar nga mjetet me vjetërsi mbi 10 vjet.
62 përqind nga mjete me vjetërsi mbi 15 vjet dhe 26 përqind e dëmëve në aksidente janë
shkaktuar nga mjete me vjetërsi mbi 20 vjet.
E thënë ndryshe nga këto kategori mjetesh janë shkaktuar më shumë se 19 890 dëmë në
aksidente deri në vitin 2019.

Nëse flasim vetëm për autoveturat; nga të dhënat që disponohen deri në vitin 2019; rezulton se
ato me vjetersi mbi 10 vjet kane shkaktuar 7656 deme ose mbi 87 % te totalit te ketij grupimi.
Ato me vjetërsi mbi 15 vjet kanë shkaktuar 66 përqind të totalit të dëmeve ndërsa ato me mbi 20
vjet vjetërsi kanë qënë shkaktarë të 26 % të totalit të këtij grupi.
Përballë këtij lumi pasojash dhe dëmësh që sjellin , çfarë ndodh me detyrimet që paguajnë
drejtuesit e këtyre automjeteve?

Fatkeqësisht në këtë drejtim ndodh një padrejtësi e madhe, sepse si poseduesit e këtyre
mjeteve të amortizuara ashtu edhe zotëruesit e automjeteve në gjendje më të re; paguajnë
thuajse një prim sigurimi motorrik duke krijuar një trajtim jo të drejtë për qytetarët.
Kjo duket qartë në çmimet që aplikojnë kompanitë e sigurimeve në vend.
Konkretisht: Për një automjet nga 2201 deri në 3000 kubik B1/2.10 me vit prodhimi 6 deri
në 10 vite paguhet siguracion 17,410 lekë në vit.

Ndërsa për një automjet luksi mbi 3000 kubik, konkretisht B1/2.1 me vit, prodhimi më pak se 5
vite, paguhet 17.411lekë në vit. Pra duket qartë që siguracioni që paguajnë këto automjete është i
njejtë pavarësisht rrezikut që sjellin në terren dhe dëmeve në aksidente.

PËRSE MJETET E VJETRA PARAQESIN RREZIK MË TË MADH?

Ekspertët thonë se nga pikpamja teknike, mjetet e vjetra, paraqesin rrezik të shtuar në terren. Për
shkak të amortizimit që kanë këto mjete, sistemi i frenimit është më pak efiçent, që do të thotë se
para një situate të papritur në terren, për të njëjtën shpejtësi lëvizje, mjetet e vjetra ndalojnë me më vështirësi se mjetet e tjera dhe dalin jashtë kontrollit duke e bërë të pamundur shmangien e
aksidentit.

SIGURIMI TPL

Me sigurimin TPL, siguruesi merr përsipër të paguajë dëmet që i shkaktohen palëve të treta gjatë
përdorimit të mjetit motorrik të siguruar. Vlera e dëmit që shoqëritë e sigurimit marrin përsipër të
paguajnë, nuk varet nga mosha e mjeteve që shkaktojnë dëmin, por nga vlera e dëmit të
shkaktuar ndaj palës së tretë që mund të jetë dëm material/motorrik, dëm pasuror apo dëm
shëndetësor.

CFARË SUGJEROJNË EKSPERTËT?

– Nisur nga predispozicioni i mjeteve të vjetra për të shkaktuar aksident,dëme; primi i
sigurimit për përgjegjësi ndaj palëve të treta (TPL) duhet të ishte shumë më i lartë
se ai i mjeteve të reja!
– Nisur nga rrisku më i madh i mjeteve të vjetra për të shkaktuar aksidente/dëme;
specialistët e fushës thonë se është e domosdoshme që primi i sigurimit të përcaktohej në
referencë të rrezikut real që paraqët çdo automjet!

AKSIDENTET NE SHIFRA

Sipas të dhënave të Instat në vitin 2019 nga aksidentet rrugore në Shqipëri humbën jetën 519
persona duke shënuar një rritje me 12 përqind krahasuar me vitin 2018.
Referuar të dhënave të Eurostat për këtë çështje, gjatë vitit 2018 Shqipëria ka një numër gati
katër herë më të lartë viktimash nga aksidentet në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian.
Në raport me popullsinë, për 1 milion banorë, janë 182 vdekje nga aksidentet në vend për vitin
2019.

MJETET E VJETRA,DËME MË TË MËDHA NË AKSIDENTE