Rriten pagesat e demeve edhe ne kushtet e pandemise COVID-19

Rriten pagesat e demeve edhe ne kushtet e pandemise COVID-19

Rriten pagesat e demeve gjate pandemise

Pandemia COVID-19 ka patur impaktin e saj negativ edhe tregun e sigurimeve, c’ka
reflektohet ne treguesit e tremujorit te pare vitit. Per periudhen Janar – Mars 2020 të
ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit ishin gati 10 % më pak se në periudhën
Janar – Mars 2019.

Pavaresisht kesaj situate te veshtire, tregu ka vazhduar te paguaje rregullisht demet per
klientet e tij. Gjatë periudhës Janar – Mars 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e
sigurimeve, ishin mbi 50 % më shumë se demet e paguara në periudhën Janar – Mars 2019.
Vlen te theksohet se panvaresisht situates bllokuese nga COVID-19, shoqerite e sigurimeve
kane vazhduar te trajtojne me prioritet demet e shkaktuara nga termeti i vitit te kaluar.
Konkretisht, ne rastin e demeve te shkaktuara nga termeti, jane trajtuar dhe vazhdojne te
trajtohen rreth 5000 raste demesh, kryesisht keto per sigurime te lidhura me kredimarrjen
ne banka, me nje vlera totale te demshperblimeve qe arrin ne rreth 30 milion euro, nje
pjese e te cilave jane paguar dhe po vazhdohet me pagimin e pjeses se mbetur.

Rriten pagesat e demeve gjate pandemise

SHiko EDHE