Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, në bashkëbisedim me studentët e universiteteve.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, në bashkëbisedim me studentët e universiteteve.

Prezantimi i kulturës së edukimit mbi sigurimet në Shqipëri është një sifdë e rëndësishme shoqërore e
cila kërkon kontributin e një game të gjerë bashkëpunëtorësh dhe përfituesish.
Pikërisht për këtë arësye, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, gjate muajit Nëntor organizoi
bashkëbisedim me studentet në Universitetin “Luarasi”, Universitetin Europian të Tiranës dhe në
Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Në orët e hapura me studentët, per të dytin vit rradhazi, lektorët e tregut të sigurimeve trajtuan
informacione dhe koncepte bazë mbi sigurimet, si : rritja e ndërgjegjësimit dhe të vetbesimit për të
kuptuar çfarë janë sigurimet, cilat janë sigurimet bazë dhe se përse është e rëndësishme që të
sigurohemi, roli i sigurimeve për menaxhimin e rrezikut në biznese dhe në jetën e përditëshme, etj.
Këto takime me studentët shërbejnë veç të tjerave edhe për të vendosur ura komunikimi mes tregut të
sigurimeve dhe botës akademike, e në mënyrë të veçantë asaj studentore, nga ku do të dalin
menaxherët dhe administratorët e ardhshëm të biznesit shqiptar.