Wake Up/ Çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet. Garantojnë kompanitë e sigurimeve
– Afërsisht sa kërkesa kanë pasur deri tani kompanitë e sigurimit nga qytetarët që u janë dëmtuar pronat nga tërmeti i 26 nëntorit?
Rreth 1900 raste te njoftuara prane shoqerive te sigurimit, nga te cilat : ne proces trajtimi 270 ( 210 te lidhur me kredine dhe 60 sig.vullnetar )
– A ka mes tyre që u është shkatërruar plotësisht shtëpia apo apartamenti?
Sigurisht qe ka , por tregu eshte ne procesin e vleresimit te nivelit te demtimeve.
– Autoriteti i Mbikqëqyrjes Financiare u ka bërë thirrje qytetarëve që pasi të kenë njoftuar zyrtarisht ndodhjen e ngjarjes së siguruar, një ekpert i shoqërisë së sigurimit do të paraqitet në banesën/pronën e dëmtuar për të evidentuar dëmet. Cilat janë afatet dhe kur duhet të bëhet njoftimi i shoqërisë së sigurimit? (ka qytetarë që kanë njoftuar kompanitë e sigurimit dhe u kanë thënë që eksperti do t’u shkojë pas dy javësh, për shkak të ngarkesës që ka aktualisht verifikimi i pronave të dëmtuara)
Ngarkesa eshte e madhe dhe kerkesat jane te shumta. Paniku ka ndikuar qe te kerkohet vleresimi I shoqerive te sigurimit edhe per demtime fare te vogla, te cilat kerkojne edhe ato kohen e tyre per tu vleresuar.
Termat e mbulimit percaktohen ne kontrate dhe jane variable sipas kompanive te sigurimit dhe zbritjet qe behen jane ne varesi te marreveshjes me klientin. Ketu ndikon niveli i sigurimit ( vlera e sigurimit ndaj vleres se objektit ), sigurisht eshte dhe pjesa e zbriteshme, qe zakonisht eshte 3 %,….).
– Marrim dy raste qytetarësh për t’i shpjeguar:
- Jam një qytetar që kam vënë shtëpinë si kolateral në bankë dhe kam kryer sigurimin e detyruar për pronën dhe jetën. Kam dëmtime në apartament. Çfarë duhet të bëj? Ku duhet të drejtohem? Çfarë dokumentacioni më duhet për të marrë dëmshpërblim nga kompania e sigurimit?
Ne kete rast mund te kontaktoni banken tuaj ose shoqerine e sigurimit.Paraqet tek shoqeria policen e sigurimit, dok.Identifikmi, ploteson formularin e konstatimit te demit/kerkesen, vazhdon me specialistin e demeve ne shoqeri – vazhdon vleresimi,…..
- Jam një qytetar që ka bërë sigurimin vullnetar të pronës, dmth kam shtëpinë time (nuk kam punë me kredi apo me bankë) por e kam të siguruar ndaj fatkeqësive natyrore. Çfarë duhet të bëj? Ku duhet të drejtohem? Çfarë dokumentacioni më duhet për të marrë dëmshpërblim nga kompania e sigurimit?
Ne kete rast duhet kontaktuar direct shoqeria e sigurimit dhe secila ka proceduren e saj. Departamenti I demeve te cdo shoqerie ju orienton me proceduren qe duhet te ndiqet ne vijim. Dokumentacioni si me lart.
– Tendenca e atyre që blejnë një shtëpi me kredi është që, paralelisht duke shlyer pjesën e kredisë, të ulin vlerën e primit të sigurimit që paguajnë. (Pra nëse shtëpia është blerë me një vlerë 50 mijë euro dhe ajo është siguruar me një prim të caktuar nga kompanitë e sigurimit për këtë vlerë, vit pas viti primi që paguhet nga qytetarët vjen në ulje vetëm për pjesën e kredisë së mbetur. Kjo do të thotë që nëse dikujt i ka mbetur vetëm 10 mijë euro kredi e pashlyer, por vlera totale e shtëpisë është 50 mijë euro, tendenca është që primin ta bëjë vetëm për pjesën e kredisë. Vlera prej 40 mijë euro e banesës ndërkohë lihet me vetëdije e pambuluar nga sigurimi e për rrjedhojë edhe pa dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimit në rast të dëmeve potenciale). Në një situatë si kjo e sotmja, a është pikërisht ky edhe rezultati që do të kemi në terren?
Po, ky eshte rezultati, do demshperblehesh per aq sa je siguruar.
– Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë të pakrahasueshëm me ato të 21 shtatorit të këtij viti. A garantoni ju se kompanitë e sigurimeve kanë kapacitetin finanaciar për pagesën e të gjitha dëmeve që u janë shkaktuar të siguruarve?
Demet e paguara dhe ne process per termetin e 21 Shtatorit : Paguar rreth 700 raste me mbi 200 milion lekeProces rreth 300 raste me rreth 300 milion leke
Garancia eshte e padiskutueshme : vete shoqerite e sigurimeve dhe risiguruesit ( nga me te mirat ne Europe – Hanover re, Score, Polish re, etj. )
– A janë njoftuar kompanitë risiguruese që janë nga më të mëdhatë në botë, për këtë ngjarje të jashtëzakonshme në Shqipëri? Si kanë reaguar ato?
Sigurisht, ka komunikim te vazhdueshem – Jane pergjigjur per pagesat, pa problem, por per vitin e ardhshem do te rishikojne tarifat – sigurisht me rritje.
– Më shumë prona janë siguruar në 10 muajt e këtij viti, por volumi i primeve u tkurr me të paktën 28% në raport me një vit më parë. Kjo do të thotë se pronat e siguruara janë me një vlerë më të vogël. Sikur të mos ishte për bankat që detyrojnë kredimarrësit të sigurojnë pronën, kjo shifër do të ishte jashtëzakonisht e ulët. Sipas Shoqatës suaj, a është kjo mungesë e kulturës për t’u siguruar? Çfarë duhet të ndryshojë?
Eshte e vertete – ka mungese kulture, tradite, edukimi.Cfare po ben Shoqata – edukim, sensibilizim, UT, Shkollat e mesme, ….
– Jo më larg se dje Autoriteti i Mbikëqyrjes financiare miratoi kontratën e sigurimit të detyrueshëm në ndërtim. Në këndvështrimin tuaj si sigurues, si e vlerësoni nismën më të fundit të qeverisë?
2 elementet per sigurimin ne ndertim : projektim/ndertim ……pritet VKM dhe pas dorezimit/shitje , VKM e dates 2 Tetor 2019.