
Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar 2021
Zhvillime kryesore
• Në Janar 2021 tregu i sigurimeve ka patur një rritje prej 9.07%, krahasuar me vitin 2020. Vëllimi i primeve të shkruara bruto është rritur me 124,758 mijë lekë duke arritur shifrën 1,499,742 mijë lekë.
• Numri i kontratave arriti në 71,184 duke shënuar një ulje me 29.81% krahasuar me Janar 2020.
• Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 1,405,312 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 9.83% krahasuar me Janar 2020.
• Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 64,982 duke shënuar një ulje në masën 30.13% krahasuar me Janar 2020.
• Gjatë Janarit 2021 janë paguar gjithsej 540,691 mijë lekë dëme ose 28.07% më pak se gjatë Janarit 2020.
• Numri i dëmeve të paguara gjatë Janarit 2021 është ulur me 1,791 dhe arriti shifrën 4,027, nga të cilat 3,872 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.