Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Shkurt 2021

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Shkurt 2021

Zhvillime kryesore

•    Në periudhën janar-shkurt 2021 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 6.31%, krahasuar me janar-shkurt 2020. Vëllimi i primeve të shkruara bruto është rritur me 167,605 mijë lekë duke arritur shifrën 2,823,770 mijë lekë.

•    Numri i kontratave arriti në 140,013 duke shënuar një ulje me 27.01% krahasuar me janar-shkurt 2020.

•    Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 2,643,888 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 6.33% krahasuar me janar-shkurt 2020.

•    Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 127,803 duke shënuar një ulje në masën 27.22% krahasuar me janar-shkurt 2020.

•    Gjatë janar-shkurt 2021, janë paguar gjithsej 1,396,368 mijë lekë dëme ose 20.16% më pak se gjatë periudhës janar-shkurt 2020.

•    Numri i dëmeve të paguara në janar-shkurt 2021 është ulur me 2,731 dhe arriti shifrën 7,970 nga të cilat 7,623 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.