Ligji Nr. 32/2021 “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT”.

SIGURIMI NË SEKTORIN E TRANSPORTIT

Risitë

Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë, shënon një hap të rëndësishëm drejt përafrimit legjislativ me standartet europiane.

Ligji i ri balancon dhe harmonizon me mirë interesat e tregut te sigurimeve me kërkesat në rritje të konsumatorit. Kjo con drejt objektivit final qe qytetarët dhe bizneset të ndjehen të qetë dhe të sigurtë nën mbrojtjen dhe garancinë që ofron polica e sigurimit

Periudha 12 vjecare, që nga koha e miratimit të Ligjit Nr. 10 076, datë 12.2.2009 “ PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT”, Ka shërbyer për të nxjerrë konkluzione dhe për të reflektuar në drejtim të përshtatjes së këtij ligji me kërkesat e kohës.

Të rejat dhe përparësitë që sjell ky ligj krahasuar me ligjin ekzistues

Ligji parashikon afate dhe procedura strikte për t’u zbatuar nga shoqëritë ë sigurimeve. Kjo lidhur me dëmshpërblimet, c’ka e bën më të lehtë qasjen e të dëmtuarit në marrëdhënie me shoqërinë e sigurimit

  •  pagesat e dëmeve do të kryhen vetëm nëpërmjet kalimeve në llogarinë bankare të përfituesit.
  • kufizohet shpërblimi për asistencën juridike ( avokatët ) deri në masën 5 % të vlerës së dëmit . Element ky mjaft i rëndësishëm për të minimizuar rastet abuzive që vihen re shpesh në praktikat e dëmshpërblimit.
  •  dëmshpërblimi i kërkesave me vlerë të vogël ( deri në 100 000 lekë ). Për dëme ndaj pronës do të paguhen nga shoqëritë e sigurimit brenda 14 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës për dëmshpërblim.

Aplikimi për herë të parë i Raportit Europian të Aksidenteve.

  • Drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident rrugor. Për dëmet ndaj pronës në vlerë deri në 30 000 lekë. Nëse bien dakord, plotësojnë dhe nënshkruajnë Raportin Europian të Aksidenteve.
  • Ky raport i paraqitet shoqërisë së sigurmit. Kjo e cila e trajton dëmin e shkaktuar me proceduarë të përshpejtuar dhe pa burokraci.

SIGURIMI NË SEKTORIN E TRANSPORTIT

E drejta e aplikimit të Sistemit bonus-malus në përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik.  Bazuar  kjo në historikun e dëmeve të të siguruarit

Shoqëritë e sigurimit, në mënyrë fakultative, mund të zbatojnë sistemin bonus-malus në marrëdhënie me klientet e tyre. Duke i njoftuar ata paraprakisht për kushtet e këtij sistemi. Dhe ndërkohë janë të detyruara që t’u vënë në dispozicion të të siguruarve certifikatën e historikut të dëmeve sipas formatit dhe përmbajtjes së përcaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

 

Rritja e kufirit minimal përgjegjësisë dhe shumës siguruar.

Kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo person dëmtuar një ngjarje sigurimi, nga 1 Korriku 2021do rritet me 10 % ( nga 20 milion lekë 22 milion lekë ).

Kontratat e lidhura nga data 1 janar 2022 deri datën 31 dhjetor 2026, ky kufi do rritet 2 milionë lekë çdo vit për çdo person, c’ka do thotë pas 5 vitesh ky tregues do jetë 32 milion lekë ose 60 % i lartë se niveli aktual.

Lidhur me Byronë Shqiptare Sigurimit, ligj parashikohet përmirësimi i kuadrit rregullativ i këtij institucioni, si një strukturë mjaft e rëndësishme kryerjen e pagesave dhe kompensimeve qe burojne nga ky ligj.

Byroja Shqiptare e Sigurimit organizohet dy departamente pavarura: Departamenti i Kartonit Jeshil dhe Departamenti i Fondit Kompensimit. N hap i domosdoshëm për ndarjen e përgjegjësive, lidhur me procedimin e pagesave sipas detyrimeve.

E fundit, por jo nga rëndësia,

Për dhënien e statistikave të besueshme, standardizimin e praktikave, shmangien e rasteve të mashtrimit dhe dëmshpërblimin e palës së dëmtuar në kohën dhe në masën e duhur. Ligji rithekson dhe përmirëson kriteret dhe mënyrën e funksionimit të Qendrës së Informacionit të Sigurimeve të Detyrueshme, e cila funksionon pranë Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare.

Kliko KETU per bloge te ngjashme