Hyn në fuqi Ligji nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”

Hyn në fuqi Ligji nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”

 

 

Sot, më 1 korrik 2021, hyn në fuqi Ligji nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Ligji, i miratuar në datën 16 mars 2021 në Kuvendin e Shqipërisë, rregullon sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit dhe përfshin:

  • Sigurimin e përgjegjësisë së pronarit/përdoruesit të mjetit motorik për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti;
  • Sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik;
  • Sigurimin e përgjegjësisë së pronarit/përdoruesit të mjetit lundrues për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti;
  • Sigurimin e përgjegjësisë së pronarit/përdoruesit të avionit për dëmet e shkaktuara palëve të treta dhe pasagjerëve nga përdorimi i këtij avioni.

Ligji nr.32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” gjendet në faqen zyrtare të Autoritetit, duke klikuar në linkun:

Ligji322021