Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit

Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit

Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, i cili ka hyrë në fuqi me dt 1 Korrik 2021, shënon një hap të rëndësishëm drejt përafrimit legjislativ me standartet europiane.
Periudha 12 vjecare, që nga koha e miratimit të ligjit bazë, ka shërbyer për të nxjerrë konkluzione dhe për të reflektuar në drejtim të përshtatjes së këtij ligji me kërkesat e kohës.
Ligji i ri balancon dhe harmonizon me mirë interesat e tregut te sigurimeve me kërkesat në rritje të konsumatorit, drejt objektivit final që qytetarët dhe bizneset të ndjehen të qetë dhe të sigurtë nën mbrojtjen dhe garancinë që ofron polica e sigurimit.
Të rejat dhe përparësitë që sjell ky ligj krahasuar me ligjin ekzistues mund të përmblidhen si më poshtë :
Ligji parashikon afate dhe procedura strikte për t’u zbatuar nga shoqëritë ë sigurimeve lidhur me dëmshpërblimet, ç’ka e bën më të lehtë qasjen e të dëmtuarit në marrëdhënie me shoqërinë e sigurimit :
pagesat e dëmeve do të kryhen vetëm nëpërmjet kalimeve në llogarinë bankare të përfituesit.
kufizohet shpërblimi për asistencën juridike ( avokatët ) deri në masën 5 % të vlerës së dëmit, element ky mjaft i rëndësishëm për të minimizuar rastet abuzive që vihen re shpesh në praktikat e dëmshpërblimit.
dëmshpërblimi i kërkesave me vlerë të vogël ( deri në 100 000 lekë ) për dëme ndaj pronës do të paguhen nga shoqëritë e sigurimit brenda 14 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës për dëmshpërblim.
Aplikimi për herë të parë i Raportit Europian të Aksidenteve .
Drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident rrugor, për dëmet ndaj pronës në vlerë
deri në 30 000 lekë, nëse bien dakord, plotësojnë dhe nënshkruajnë Raportin Europian të Aksidenteve.
Ky raport i paraqitet shoqërise së sigurimit, e cila e trajton dëmin e shkaktuar me proceduarë të përshpejtuar dhe pa burokraci.
Ndiqni linkun e intervistës së znj. Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë