AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm”

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe ka nxjerrë për konsultim publik projektrregulloren “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm”, duke reflektuar ndryshimet e kërkuara bazuar në ligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i procedurave të funksionimit, identifikimit dhe raportimit të të dhënave të shitjes së kontratave të sigurimit të detyrueshëm në Regjistrin Elektronik Online të Shitjeve. Në projektrregullore përveç reflektimit të ndryshimeve ligjore, në anekset e saj janë specifikuar të gjitha procedurat e shitjes dhe raportimit të kontratave të sigurimit, me qëllim zbatimin korrekt të tyre.

Dokumenti publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=71

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i procedurave të funksionimit, identifikimit dhe raportimit të të dhënave të shitjes së kontratave të sigurimit të detyrueshëm në Regjistrin Elektronik Online të Shitjeve.