Tërmeti nxorri në pah mjaft problematika që lidhen me sigurimin e banesave dhe bizneseve. Cfarë mund të pohohet me shifra dhe fakte rreth dëmeve të vlerësuara dhe aplikimeve për kompensim apo për riparime? Sa përqind e dëmeve janë të mbuluara me sigurim?

Zakonisht, termetet perbejne katastrofat natyrore me pasojat me te medha humane dhe materiale. Panvaresisht faktit qe ato ndodhin me rralle dhe ne pergjithesi kane cikle qe shkojne ne dhjetra vite, demet qe ato shkaktojne lene gjurme te thella ne zhvillimin ekonomiko-social te nje vendi, rikuperimi i te cileve kerkon vite dhe fonde te konsiderueshme.

I tille ishte dhe termeti qe goditi vendin me 26 Nentor 2019, ku u rrafshuan dhe u demtuan rende qindra banesa, vlera e te cilave llogaritet ne qindra milione euro.

Ne mbulimin financiar te demeve te shkaktuara, nje rol aktiv dhe te rendesishem po luan edhe tregu i sigurimeve.

Bazuar ne raportimet e fundit te publikuara nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare rezulton se ne total, nga te gjitha shoqerite e sigurimit jo-jete jane evidentuar dhe ndjekur mbi 5000 raste demesh, me nje vlere demshperblimi prej rreth 3,7 miliarde leke, duke demshperblyer mbi 2300 me nje vlere mbi 900 milion leke dhe pjesa tjeter eshte ne proces trajtimi.

Nderkohe duhet permendur qe per demet e shkaktuara nga termeti i 21 Shtatorit 2019 tregu i sigurimeve ka demshperblyer …..raste me nje vlere totale mbi 400 milione leke.

 

Cilat kanë qene problematikat kryesore me të cilat janë përballur shoqëritë e sigurimeve gjatë kësaj periudhe, që nga tërmeti i 26 nentorit?

Probleme ne kuadrin ligjor:

– Ne te shumten e rasteve te siguruarit, sidomos ata qe kishin siguruar kolateralin prane bankave nuk kishin njohurite perkatese lidhur me pjesen e zbriteshme dhe nensigurimin.

– Te siguruarit nuk kishin njohurite perkatese lidhur me llogaritjen e demeve.

– Shume kliente nuk bene njoftime per ngjarjen e sigurimit ne kohen e duhur, ne disa raste njoftimi eshte bere edhe me 1 ose 2 muaj me vonese, dhe ne disa raste ne kemi hapur dosje edhe keto dite per termetin e dates 26.11.2019.

– Ka disa objekte, per te cilat akoma nuk eshte bere vleresimi i gjendjes se tyre, a do te riparohen apo do te shemben, dhe per pasoje disa dosje jane pezull dhe ka veshtiresi per vleresimin e tyre.
Per problematikat e hasura, jane ne nje linje me ato te referuara nga kolegu i nderuar, Valeri:

  • Problematika kryesore nuk lidhet ne gjykimin tone me kuadrin ligjor, eshte sigurim vullnetar dhe kushtet e pergjithshme jane pothuajse te njejta mes kompanive te sigurimit dhe nga te parat te miratuara ne AMF bazuar ne standardin e Munich Re.

 

  • Pak problematika ne lidhje me klientet e siguruar ne menyre vullnetare, me shume per shkak te pritshmerive shume te larta, edhe pas rasteve ne media dhe ndjeshmerise se larta nga Qeveria. Jemi pare jo si Sigurues, por si organizate humanitare, qe do te mbulonte cdo dem te mundshem, pavaresisht kushteve te rena dakord dhe te firmosura. Ne pergjithesi jane marre ne sigurim me vlere zevendesimi e kane kerkuar demshperblim me vlere tregu. Vleresime jane sjelle nga inxhiniere qe nuk jane te licencuar per vleresimet e pronave dhe as te licencuar si trajtues demi.

 

  • Shume problematika ne lidhje me demshperblimet per prona te siguruara si kolateral per banka – per efekt kredie

 

Disa kryesore:

  • Koeficienti i nensigurimit
  • Pjesa e zbritshme – per termetin ne shumicen e rasteve – mbi shumen e sigurimit
  • Maredhenie dorezanie
  • Mungesa e dokumentacionit – shpesh nuk jane dakorduar qe te sjellin raportin e vleresimit
  • Presioni nga banka

 

  • Marreveshje me Bankat qe duhen ripare (defekt i madh i kompanive te sigurimit qe per pak leke prim pranojne presione nga bankat)
  1. Sa të informuar janë apo sa dijeni kanë qytetarët rreth sigurimit të pronës, banesave dhe konkretisht ndaj tërmetit?

 

Shume pak, ne shumicen derrmuese te rasteve, rastet e demeve u kane takuar pronave te siguruara per efekt te marrjes se nje kredie (sigurimi i prones se lene si kolateral). Ka qene Banka ne shume raste qe ka informuar/kujtuar te siguruarit per sigurimin e tyre dhe te drejten per te kerkuar demshperblim ne kompanite e sigurimit. Ata nuk kane pasur pothuajse fare informacion mbi njoftimin e rastit ose mbulimet e aq me pak perjashtimet. Per me teper askush ne Banke nuk i ka sqaruar se cfare do te ndodhte ne rastet kur vlera e prones se siguruar ishte ndjeshem nen vleren reale te saj (minimalisht te vleres se zevendesimit)

 

Qytetaret nuk kane informacion te mjaftueshem per sigurimin e banesave dhe bizneseve te tyre. Rastet e termeteve te ndodhuara ne Shtator dhe ne Nentor 2019, treguan me shifra konkrete ate problematike qe Siguruesit e hasin cdo dite, ku peshen kryesore te policave te sigurimit te prones e zene Policat Prone per efekt Kredie. Ne kete rast, I siguruari qe eshte Kredimarresi nuk ka informacion (te pakten ne 90% te rasteve) se per cfare sherben polica e sigurimit, cfare demesh mbulon polica, deri ne cfare limiti mund te arrije demshperblimi, aplikimi i nen-sigurimit sipas kontrates me Banken, rastet e perjashtimit, etj. Keto elemente as nuk i jane shpjeguar nga Banka, dhe as i eshte dhene mundesia agjentit te sigurimeve qe te kontaktoje me keta kliente per tju dhene shpjegimet e duhura.

A ekziston si produkt mbrojtja ndaj rrezikut dhe dëmeve të tërmetit?

Si rregull jo dhe ne dijenine time nuk eshte as standard nderkometar, pasi rreziku zjarr ne sigurimin e prones zjarri dhe rreziqe te tjera, kryesisht rreziqet natyrore konsiderohen gjithmone si rrezik shtese (prandaj sigurimi quhet zjarr dhe rreziqe shtese)

Ne kompanine tone jo. Ne leshojme polica sigurimi Prone dhe polica Sigurimi Prone per efekt kredie,  ku rreziku baze eshte rreziku nga Zjarri (FLEXA: Zjarr, Rrufe, Eksplozion, Renie Avioni dhe/ose pjese prej tyre) dhe rrezik shtese eshte Termeti, si dhe rreziqe te tjera natyrore. Me sa informacion kemi nje sigurim i tille pra vetem per termetin nuk eshte standart as ne tregun nderkombetar, ne dijenine tone rast perjashtimor eshte Turqia, ku aplikohet me ligj sigurimi i detyrueshem nga Katastrofat natyrore.

Si kanë qene raportet me industrinë bankare, lidhur me sigurimin e banesave të blerë me kredi?

Marredheja me bankat dhe institucionet financiare.

– Ne te shumten e rasteve, bankat jane te interesuara per mbulimin e kredise dhe jo te prones se klientit, kjo ka sjelle qe shume objkte jane ne nensigurim, dhe ky koeficent ulet me kalimin e viteve te kredise, pasi nje pjese e saj eshte paguar. Kjo sjell pasoje ne uljen e demshperblimit per demet e ndodhura.
– Sipas policave te sigurimit, perfitues ne rast ngjarje te sigurimit jane bankat, por ne shume raste kemi kerkesa nga te siguruarit per te perfituar ata pasi ata vete do te bejne riparimin e tyre.
– Me keto institucione ne kemi marreveshje, te cilat ne te shumten e rasteve jane vendosur sipas kushteve te bankes. Mendojme qe disa tregues te ketyre marreveshjeve si llogaritka e shumave te siguruara, pjesa e zbriteshme ose franciza, si per zjarrin, termetin ose ngjarje te tjera te percaktohen nga shoqerite e sigurimit dhe te jete e njejte per te gjitha shoqerite. Kjo vetem per rastet e sigurimit te kolateralit.

Ne po fusim nje edukate sigurimi duke I sqaruar klienteve termat e kontrates ne kushtet qe bankat edhe pse jane te licensuar si broker nuk e bejne detyren e duhur duke I sqaruar cdo klienti sigurimin. Te gjithe klientet e bankave kane shfaqur shqetesim per faktin qe banka ka menduar vetem per veten e saj kur ka bere sigurimin.

Sigurimin e rrezikut te katastrofave e ofrojme vetem si shte te rrezikut baze nga zjarri.

Pjesen e zbritshme qe aplikojme per katastrofat ne 98% te rasteve e kemi 3% e shumes totale te siguruar dhe ne perputhje me kontraten e risigurimit. Kete gje e kemi edhe ne marrveshjet me Bankat.

Bankat tashme pretendojne qe kompani lokale sigurimi aplikojne 0% pjese te zbritshme por ndoshta eshte presion nga ato per oferte me te mire.

Ne, kompanite e sigurimit bashkepunojme me te njejtat banka dhe, Bankat kane te njejten qasje ndaj Siguruesve mesa kuptohet nga ceshtjet e ngritura.

Kjo qasje e Bankave duhet te ndryshoje, dhe jam shume dakort qe kompanite e sigurimit duhet te kene nje qendrim te unifikuar per kete qellim.

 

Pika kryesore ne Marrdhenie me Banket, te cilat duhet te ndryshojne si vijon:

 

– Aplikimi i Sigurimit me vleren e zevendesimit. Ne kete rast, kredimarresi do te jete me shume i mbrojtuar nga sigurimi, pasi nuk do te aplikohet koeficenti i nensugurimit

– Paraqitja nga Banka e dokumentacionit te plote te pasurise ne momentin e marrjes ne sigurim, perfshire raportin e vleresimit, si dhe informacion te qarte me secilen njesi te lene si kolateral (ne rastin kur per nje linje Kredi jane lene disa kolaterale)

– Pjesa e zbritshme per Termetin, ne cdo rast duhet te jete ne % te shumes se sigurimit (2% apo 3 % mund te percaktohet ne vijim)

 

Jam plotesisht dakord me opinionin e Ogertit qe bankat nuk bejne detyren e duhur e cila duhet te konsistoje ne dhenien e shpjegimeve apo sqarimeve te duhura per sigurimit secilit klient, per te mos thene qe klienti kredimarres nuk e di fare se a eshte I siguruar dhe se ku.

 

Gjithashtu, vlen te theksohet se ngjarjet qe ndodhen evidentuan si mangesi kryesore bashkepunimin reciprok ne formen e  shkembimit te informacionit per sigurimin e pronave per efekt kredie gje e cila duhet tashme te jete me rezultative.

Sa është rritur interesi i qytetarëve pas tërmeteve të fundit?

Fatkeqesisht dhe per t’u cuditur nuk ka pasur ndonje interes te madh, ne linje me demtimet e ndodhura (mbase natyra jone si shqiptar). Pati disa kerkesa sporadike, me shume ne Durres, ku ndodhi termeti. E thene thjesht shume interesohen dhe amrrin info, shume pak finalizojne policen)

 Ka patur nje rritje te interesimit per informacion, por qe gjithsesi shume pak ka ndryshuar ne kete aspekt per sa i perket policave te leshuara.

Ne kemi vetem 200 raste te reja qe kane kerkuar sigurimin e prones pas ngjarjes se 26 nentorit.

Çfarë nevojitet të bëhet në rang kombëtar, për të pasur një mbrojtje dhe mbulim më të mirë ndaj pasojave të tërmeteve? (informim, ndërgjegjësim, bashkëpunim me bankat, zhvillim produktesh, etj).

Ka pasur shume raste mashtrimesh nga inxhinjere preventivues (Kreshnik Spahiu ne Durres dhe I biri) qe kane futur klientet tane ne qorrsokak duke rritur vlerat e preventivave me qellim perfitimi te padrejte. Ne si kompani nuk kemi pranuar asnje preventive nga personat e mesiperm. Doja ta ndaja kete informacion edhe me ju per te patur kujdes rastet kur klientet vijne me preventive nga familja Spahiu.

Them teknikisht sepse deri me sot ne kemi punuar me materialet  e para 20 viteve te Insig, ku:

 

  • nuk kemi nje harte sizmike te vendit te perditesuar (vetem harta e Munich Re) ;
  • metodike te mirfillte te klasifikimit te rrezikut te termetit, si per tarifat ashtu dhe per pjeset e zbritshme, per te cilen sugjeroj qe te punohet per tu azhornuar me zhvillimet me te fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *