Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Mars 2021

  • Në periudhën janar-mars 2021 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 11.99%, krahasuar me janar-mars 2020. Vëllimi i primeve të shkruara bruto është rritur me 430,611 mijë lekë duke arritur shifrën 4,020,535 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 201,178 duke shënuar një ulje me 16.35% krahasuar me janar-mars 2020.
  • Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 3,744,673 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 12.66% krahasuar me janar-mars 2020.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 182,380 duke shënuar një ulje në masën 15.86% krahasuar me janar-mars 2020.
  • Gjatë janar-mars 2021, janë paguar gjithsej 2,078,002 mijë lekë dëme ose 8,49% më pak se gjatë periudhës janar-mars 2020.
  • Numri i dëmeve të paguara në janar-mars 2021 është ulur me 1,377 dhe arriti shifrën 12,360 nga të cilat 11,741 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.
  Treguesit kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë      
         
    në mijë lekë  
         
    Janar-Mars 2020 Janar-Mars 2021 Ndryshimi në %
Primet e shkruara bruto          3,323,736         3,744,673 12.66
         
nga kjo :        
         
Përgjegjësi motorrike ndaj palëve të treta              2,083,843            2,258,055 8.36
         
  MTPL e brendshme           1,721,812            1,948,437 13.16
  Kartoni Jeshil              328,502               261,543 (20.38)
  Kufitare                 33,529                 48,075 43.38
         
Dëmet e paguara gjithsej          2,111,000         1,904,593 (9.78)
         
         
Numri i kontratave të nënshkruara             216,750            182,380 (15.86)
         
Numri i dëmeve të paguara               13,259             11,741 (11.45)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *