Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Qershor 2021

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Qershor 2021

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-qershor 2021 kapën vlerën 8,866 milionë lekë, ose 17.53% më shumë se në periudhën janar-qershor 2020. Gjatë periudhës janar-qershor 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 467,511 me një rritje prej 7.48% krahasuar me periudhën janar-qershor 2020.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.34% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.65%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.68% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.32% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-qershor 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,742 milionë lekë, ose 8.3% më pak se në periudhën janar-qershor 2020, ndikuar kryesisht nga pagesa e konsiderueshme e dëmeve të tërmeteve përgjatë vitit 2020.

Gjatë periudhës janar-qershor 2021, dëmet e paguara bruto nga sigurimi motorik kapën vlerën 2,076 milionë lekë duke pësuar një rritje me rreth 51.13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-qershor 2021 arritën rreth 5,082 milionë lekë, ose 11.57% më shumë se në periudhën janar-qershor 2020.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-qershor, pati një rritje prej 10.41% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 12.07% krahasuar me periudhën janar-qershor 2020.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-qershor pati një rritje prej 12.08% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 16.02% krahasuar me periudhën janar-qershor 2020.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-qershor, pati një rritje 79.88% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-qershor 2020. Edhe numri i kontratave u rrit me 90.69%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-qershor 2021 arritën rreth 3,784 milionë lekë, 26.61% më shumë se në periudhën janar-qershor 2020. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 4.24% krahasuar me periudhën janar-qershor 2020.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2021, patën rritje me 24.32% kundrejt periudhës janar-qershor 2020.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-qershor 2021 siguruan mbi 1,918 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.76%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.89% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-qershor 2021, vihet re një rritje prej 42.65% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 11.25% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-qershor 2020.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-qershor 2021, arritën në rreth 625 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 8.41% në krahasim me periudhën janar-qershor 2020.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2021, arritën rreth 678 milionë lekë, ose 38.36% më shumë se në periudhën janar- qershor 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *