Ndërtimet, rreziku dhe sigurimet

Ndërtimet, rreziku dhe sigurimet

Ndërtues/zhvillues/ investitorë, si çdo biznes tjetër edhe ndërtimi ka risqet e veta. Investimi juaj është i ekspozuar në mënyrë permanente ndaj fenomeve të papritura dhe të paparashikuara, duke nisur me kushtet e motit, të papriturat e shtresave të nëntokës mbi të cilën ju ngrini themelet e projekteve tuaja dhe deri tek pakujdesitë njerëzore në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj. Partneri më i sigurtë për të ndarë riskun me të është një kompani sigurimi.

Çfarë ofrojnë konkretisht kompanitë e sigurimeve, për sektorin e ndërtimeve?

Gjatë aplikimit për marrjen e lejes së ndërtimit, bazuar në ligjet e ndërtimit, çdo ndërtuesi/zhvilluesi/investitori që do të realizojë:

  • ndërtime të reja ose
  • rikonstruksione të ndryshme që kanë ndikim në strukturën bazë është i detyruar të paraqesë 3 sigurimet e mëposhtme:

1️⃣Sigurimin e Garancisë (garanci financiare për heqjen e inerteve të ndërtimit për llogari të bashkisë deri në përfundimin e punimeve). Kjo policë sigurimi ofrohet në zbatim të nenit 3 të ligjit 119/2020, datë 07/10/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar”.

2️⃣Sigurimin e Përgjegjësisë Profesionale të arkitektit, konstruktorit dhe inxhinierëve zbatues. Kjo policë sigurimi ofrohet në zbatim të nenit 5/1 dhe nenit 8 pika 3 të ligjit nr.120/2020 date 07.10.2020 dhe nenit 6 të ligjit 119/2020, datë 07/10/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

3️⃣Sigurimin e të Gjitha Rreziqeve në Ndërtim (Dëmtime materiale të punimeve dhe përgjegjësisë ndaj palëve të treta). Kjo policë lëshohet në përputhje dhe në zbatim të nenit 4 të Ligjit Nr. 3/2020 datë 30.01.2020 “(Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr.8402 datë 10.09.1998 për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit) i ndryshuar” dhe nenit 8 pika 5 e Ligjit 120/2020 date 07.10.2020 “(Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr.8402 dt 10.09.1998 për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit) i ndryshuar. Gjithashtu kjo policë përkon me sigurimin e detyrueshëm në ndërtimet me vlerë mbi 100 milion lekë dhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta në infrastrukturën publike)

Përpara marrjes së certifikates së përdorimit të objektit:
Zhvilluesi duhet të paraqesë në aplikim për
✔sigurimin e përgjegjësisë së ndërtuesit në përputhje me VKM 693 dt 02.10.2019.
Sigurimi ofrohet duke u bazuar në Situatën Përfundimtare të punimeve, ndërsa periudha e sigurimit duhet te jetë 10-vjeçare.
✔Nëse objekti është pallat për rishitje atëherë ndërtuesi/zhvilluesi pasi merr certifikatën e përdorimit dhe kopje të policës së mesipërme, aplikon online në Kadastër për të nxjerrë certifikatën e pronësisë për të gjithë pallatin (dhe e ndarë sipas njësive të veçanta).
Për çdo njësi të veçantë që do të shesë ai duhet të bëjë
✔sigurimin shtesë të përgjegjësisë së ndërtuesit, bazuar në VKM 650 datë 02.10.2019, e cila përcakton se shuma e siguruar do të jetë çmimi i shitjes së pasurisë.
Nga ana e shoqërisë së sigurimit bëhet një rritje e policës së lëshuar me VKM 693 (ku shuma ishte kosto e ndërtimit) në çmim shitje. Në këto raste aplikohet çmim shtesë i policës bazë në përputhje me shumën e shtuar dhe periudhën e mbetur për sigurim.

Sigurimi i të gjithë punonjësve nga aksidentet është një tjetër sigurim shtesë që sygjerohet nga kompanitë e sigurimit gjatë zbatimit të një projekti në ndërtim për të mbuluar çdo aksident shkaktuar punonjësve gjatë punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *