ZHVILLIMET E TREGUT TË SIGURIMEVE NË SHQIPËRI PËR PERIUDHËN JANAR-SHTATOR 2021

ZHVILLIMET E TREGUT TË SIGURIMEVE NË SHQIPËRI PËR PERIUDHËN JANAR-SHTATOR 2021

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2021 kapën vlerën 14,166 milionë lekë, ose 18.06% më shumë se në janar-shtator 2020. Gjatë periudhës janar-shtator 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 849,732 me një rritje prej 22.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.6% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.23%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.35% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.65% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-shtator 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,171 milionë lekë, ose 7.21% më pak se në periudhën janar-shtator 2020, ndikuar kryesisht nga pagesa e pjesës më të madhe të dëmshpërblimeve për tërmetet e fund vitit 2019 gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-shtator 2021 kapën vlerën 3,025 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-shtator 2021 arritën rreth 8,592 milionë lekë, ose 13.79 % më shumë se në periudhën janar-shtator 2020.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-shtator 2021, pati një rritje prej 8.82% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 10.58% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-shtator 2021 pati një rritje prej 27.55% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 57.59% krahasuar me periudhën janar-shtator 2020.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-shtator 2021, pati një rritje 146.6% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-shtator 2020. Edhe numri i kontratave u rrit me 175.01%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-shtator 2021 arritën rreth 5,574 milionë lekë, 25.3% më shumë se në periudhën janar-shtator 2020. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 18.62% krahasuar me periudhën janar-shtator 2020.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2021, patën rritje me 24.68% kundrejt periudhës janar-shtator 2020.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-shtator 2021 siguruan mbi 2,668 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 62.74%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 28.46% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-shtator 2021, vihet re një rritje prej 53.3% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 10.72% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-shtator 2020.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-shtator 2021, arritën në rreth 906 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 9.85% në krahasim me periudhën janar-shtator 2020.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2021, arritën rreth 1,024 milionë lekë, ose 25.24% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-shtator 2021 u ulën me 7.21% krahasuar me janar-shtator 2020. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,025 milionë lekë, apo 58.5% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

EmërtimiVlerat (në 000 lekë)Ndryshimi
(në %)
janar-shtator2020202121/`20-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme1761844.94
Karton Jeshil51798390.28
Kasko10412116.1

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-shtator 2021, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-shtator 2021, ju lutemi klikoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *