Bilanci i viktimave nga aksidentet rrugore, që nga muaji Janar deri tani, vazhdon ti përngjajë një bilanci lufte.

Bilanci i viktimave nga aksidentet rrugore, që nga muaji Janar deri tani, vazhdon ti përngjajë një bilanci lufte.

Bilanci i viktimave nga aksidentet rrugore, që nga muaji Janar deri tani, vazhdon ti përngjajë një bilanci lufte.

Ekpertët e sigurisë rrugore por edhe ata të kompanive të sigurimeve, që përballen cdo ditë me rastet e dëmeve shëndetësore dhe pasurore nga këto aksidente, rendisin disa nga shkaqet kryesore:

  • Një nga shkaqet më të rëndësishme është drejtimi i mjetit pa praktikën e duhur, drejtimi i tij në moshë të madhe, humbja e reflekseve dhe kontrolli i mjetit. Situata në rrugë është e gjithanshme por reflekset dhe komandimi i saj nuk mund të merren me një patentë të blerë apo me një makinë të vjetër që ka bërë mijëra kilometra dhe që nuk lejohet të qarkullojë në Europë, për shkak të mbikalimit të limitit të lejuar të kilometrave të përshkruar dhe parametrat që mbart.
  • Infrastrukura rrugore në disa raste pa asnjë normë qarkullimi, pasi diku punohet e diku zgjerohet, diku tjetër rikonstruktohet por nga ana tjetër lejohet kalimi i automjeteve e të tjera situata si këto, të cilat nuk paralajmërohen pa asnjë shenjë dalluese, pa asnjë sinjalistikë si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.

Sa aksidente kanë ndodhur në këto rrugë? Të gjithë e dimë, por të gjithë heshtim. Por kush është përgjegjësi dhe pse nuk penalizohet së paku financiarisht për dëmet e shkaktuara? Por thelbësore mbetet infrastruktura rrugore  e cila tashmë është bërë stresante dhe e pa përballueshme koridoret e veriut nisur nga Tirana janë në gjendje të pa mundur për të qarkulluar.

Mjetet janë tejet të përdorura në rrugë të këqija. Çdokush ëndërron të blejë një makinë, por që të blesh një makinë të re do të thotë të ëndërrosh dyfish. Ajo se çfarë ndodh në Shqipëri është se Qeveria Shqiptare ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë, edhe përmes aplikimit të taksave të ulëta, mjetet e përdorura.

Kush është arsyeja për këtë?

Rreth 50 mijë mjete të përdorura shiten çdo vit kundrejt 3000 makinave të reja.

Mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse. Ato rrugë që janë ndërtuar dhe që janë ana pozitive e zhvillimit të vendit janë sot nën sulmin e njerëzve të pandërgjegjshëm, por edhe në papërgjegjshmërinë e strukturave shtetërore për mbrojtjen e rrugëve.

Drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit. Mungesa e kontrollit nga policia dhe drejtimi i automjetit nga përdoruesë nën efektin e alkoolit, përbëjnë arsyet kryesore të 50% të aksidenteve në Shqipëri. E keqja më e madhe është se këta përdorues nuk kontrollohen në vendin e aksidentit ose nuk shënohet në proces-verbalin e policisë, në mënyrë që personi të mos dënohet dhe të përfitojë nga siguracioni. Një investim i detyrueshëm me regjistrimin online të çdo rasti do të shmangte përgjegjësinë dhe do bënte të mundur uljen e përdoruesve të alkoolit.

Përdorimi multi-funksional i rrugëve automobilistike duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta dhe njerëz pa kriter, ka krijuar anomali në rrugët e Shqipërisë. Shpesh flitet që shoferët shqiptarë nuk respektojnë vizat e bardha dhe kjo është e vërtetë, pasi përveç se ato zbehen shpejt, fakti tjetër është që edhe vetë qytetarët nuk i zbatojnë rregullat e kalimit në vijat e bardha.

Sistemi rrugor tek ne është një sistem që nuk ekziston askund, pa asnjë sinjalistikë pa asnjë shenjë dhe pa asnjë mbrojtje. Këto ishin rrugët e ndërtuara në socializëm ku kalonte Zisi e Saurreli dhe kur nuk flitej për mbrojtëse rrugësh, përveç rasteve kur thuhej se makina doli nga rruga dhe ra në humnerë. Statistikat tregojnë për shumë raste të humbjes së jetës si pasojë e këtyre rënieve në Shqipëri.

Nga ana tjetër, në shumë rrugë, këto sinjalistika janë vjedhur dhe në shumë segmente rrugore janë vendosur keq, duke krijuar kaos dhe në jo pak raste në shumë automjete kanë hyrë deri tek timoni, vetëm nga vendosja me ndërprerje e këtyre mbrojtëseve.

Përdorimi i gomave të konsumuara nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu edhe në verë ka shkaktuar plot aksidente. Kjo ndodh pasi nuk ka asnjë penalizim për asnjë drejtues mjeti dhe akoma tregtohen goma të përdorura në Shqipëri.

Por pse lejohet kjo, kush janë arsyet? Për sistemin e transportit publik ekziston një kontroll i rreptë i cili garanton lëvizjen e qytetarëve. Atëherë pse të stimulohen vjetërsirat në rrugë?

Në një dalje për Report Tv, shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Z. Skënder Ismaili, teksa komentoi situatën me aksidentet në vend tha se “85% e ngjarjeve rrugore dhe atyre me pasoja kanë ardhur si rezultat i mosrespektimit të rregullave, sinjalistikës, parakalimet e gabuara.”

Z.Ismaili u shpreh se fajtor për aksidentet nuk janë vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe këmbësorët që sipas tij nuk i respektojnë rregullat dhe sinjalistikën. Shefi i Sigurisë pohoi se ka filluar edhe ndëshkimi për të gjithë ata këmbësorë që i devijojnë ligjeve dhe rregullave rrugore.

“Policia ka përgjegjësitë e veta morale, pasi edhe pse janë konstaruar dhe proceduar 410 mijë shkelje përgjatë këtij viti, 5600 veta të dehur në timon, 12 mijë parakalime të gabuara, 2300 raste që nuk respektojnë sinjalet rrugore, nuk ka rezultuar të kenë pasur efekt në parandalim”, shtoi shefi i Sigurisë Rrugore.

Kujtojmë se dita e enjte e datës 11.11.2021 u shoqërua me një bilanc tragjik aksidentesh, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u lënduan.

Mos prit, Merr masat!
Drejto me kujdes!
Siguro veten dhe të tjerët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *