
Anketë
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë si organ përfaqësues i tregut të sigurimeve në marrëdhëniet me të tretët, brënda dhe jashtë Shqipërisë, në ushtrim të veprimtarisë së vet përpiqet të promovojë standardet më të fundit sigurative për zhvillimin, stabilitetin dhe efektshmërinë e industrisë shqiptare të sigurimeve.
Në përmbushje të misionit tonë mbi edukimin dhe informimin e publikut dhe grupeve të interesit, ne po punojmë që kultura e sigurimeve tek qytetarët shqiptarë të bëhet kulturë e jetës së përditshme, si një garanci për të ardhmen e tyre.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e tregut të sigurimeve, do të organizojë disa veprimtari ndërgjegjësimi, edukative dhe informuese, në nivel kombëtar, mbi sigurimet dhe rëndësinë e tyre, nën slloganin ➡️“Unë, Rreziku dhe Sigurimet”.
Një ndër veprimtaritë e kësaj fushate do të jetë edhe realizimi i një studimi mbi shkallën e njohurive për sigurimet, studim i cili do të realizohet fillimisht nëpërmjet një pyetsori.
Lutem merrni pak minuta nga koha juaj për ta plotësuar. ⤵️