Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2022

 

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik 2022 kapën vlerën 11,867 milionë lekë, ose 8.51% më shumë se në janar-korrik 2021. Gjatë periudhës janar-korrik 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 705,545  me një rritje prej 17.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.54% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.36%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.12% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.88% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-korrik 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,703 milionë lekë, ose 12.77% më pak se në periudhën janar-korrik 2021.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-korrik 2022 kapën vlerën 2,520 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 5.61% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-korrik 2022 arritën rreth 6,987 milionë lekë, ose 10.14% më shumë se në periudhën janar-korrik 2021.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-korrik 2022, pati një rritje prej 6.23% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.48% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-korrik 2022 pati një rritje prej 40.06% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 56.53% krahasuar me periudhën janar-korrik 2021.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-korrik 2022, pati një rritje 8.65% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-korrik 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 15.8%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-korrik 2022 arritën rreth 4,879 milionë lekë, 6.25% më shumë se në periudhën janar-korrik 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 24.13% krahasuar me periudhën janar-korrik 2021.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2022, patën një rritje me 2.64%  kundrejt periudhës janar-korrik 2021.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-korrik 2022 siguruan mbi 2,190 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 68.82%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.34% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-korrik 2022, vihet re një rritje prej 4.52% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.87% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-korrik 2021.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-korrik 2022, arritën në rreth 871 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 15.12% në krahasim me periudhën janar-korrik 2021.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2022, arritën rreth 992 milionë lekë, ose 25.15% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-korrik 2022 u ulën me 12.77% krahasuar me janar-korrik 2021. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,520 milionë lekë, apo 68.05% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

EmërtimiVlerat (në 000 lekë)Ndryshimi
(në %)
janar-korrik 20222021202222/`21-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 187 1943.91
Karton Jeshil1,145 501-56.25
Kasko122108-12.21

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-korrik 2022, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-korrik 2022, ju lutemi klikoni këtu.


[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet nga Fondi i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit

Burimi: AMF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *