Sigurimi i nxënësve, sfida që çdo prind lë pas dore.
Viti i ri shkollor trokiti. Në cdo fillim viti shkollor dhe akademik, fillojnë edhe sfidat financiare për cdo familje, të cilat investojnë jo pak për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Megjithatë duket se ata po harrojnë gjënë më të rëndësishme, sigurinë.
Me rritjen e kostove të sigurimit shëndetësor dhe mundësinë e lartë të sëmundjeve të papritura, sigurimi i shëndetit të fëmijëve tuaj nuk është një artikull në listën e rrobave për t’u anashkaluar, por një faktor shumë i nevojshëm për t’u marrë parasysh. Pavarësisht të papriturave që mund të ndodhin ekzistojnë plane sigurimi,si Sigurimi i Nxënësve, që mund tju vinë në ndihmë ju dhe fëmijëve tuaj.
Ndërsa, ende nuk jeni gati për sfidat shëndetësore, të cilat fatkeqësisht janë të papritura. Në shoqërinë shqiptare ende ka një ndërgjegjësim shumë të ulët sa i përket sigurimit të jetës së nxënësve dhe studentëve, duke e lënë tërësisht në dorë të fatit të ardhmen e tyre në shëndet.
Kompanitë e sigurimeve ofrojnë paketa specifike për sigurimin e nxënësve dhe studentëve kundrejt çmimeve edhe simbolike, duke tentuar t’ia heqin prindërve “barrën” e kostove shëndetësore, dhe duke u lënë vetëm atë të arsimimit. Por megjithatë, janë prindërit ata që nuk mendojnë mjaftueshëm në këtë drejtim, për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
ÇFARË PËRFSHIN SIGURIMI I NXËNËVE?
- Shpenzimet e trajtimit mjekësor në të gjitha entet shëndetësore
- Shpenzimet për medikamentet mjekësore
- Paaftësinë e perhershme të plotë ose të pjesshme
- Vdekjen ose zhdukjen e shkaktuar nga aksidenti, etj.
DËMET E MBULUARA
- Helmimi akut
- Mbytja
- Ngrirja
- Goditja dhe djegia nga rrezet e diellit
- Dëmtime të shkaktuara nga sforcime fizike
- Asfiksia, etj.
Ndërkohë që përpiqeni të përllogaritni çdo detaj të përditshmërisë tuaj, shëndetin dhe sigurinë e fëmijës suaj mos ia lini në dorë fatit dhe rastësisë.