Aksidentet rrugore të tre-mujorit të parë 2023. Si duhet te sillemi në rast aksidenti automobilistik?
Në raportin më të fundit të publikuar nga INSTAT tregohet se gjatë tre-mujorit të parë 2023, në Shqipëri janë regjistruar 263 aksidente rrugore me 360 persona të përfshirë në to (viktima dhe të plagosur).
Nga 360 në total, viktima janë regjistruar 11 gra dhe 35 meshkuj, ndërsa të plagosur 104 gra dhe 210 meshkuj.
Sa i përket aksidenteve sipas qarqeve, Tirana ka numrin më të lart gjatë 3-mujorit të parë me 167 të tillë. E ndekur nga Durrësi me 58 dhe Lezha me 27.
Edhe viti 2022 ka qenë një vit i përgjakur në rrugët e Shqipërisë. Aksidentet automobilistike kanë qenë të shpeshta dhe fatale për jetën e qytetarëve.
Gjatë vitit të shkuar, në vendin tonë, sipas INSTAT, u regjistruan 1.165 aksidente rrugore me 1.599 persona të aksdentuar (viktima ose të plagosur). Pa harruar aksidentet rrugore të cilat nuk raportohen në polici.
KOSTOT FINANCIARE TË AKSIDENTEVE RRUGORE
Aksidentet rrugore nuk kanë pasoja vetëm për ata që kanë fatin e keq të humbin jetën në to. Pasojat që shkaktohen edhe për personat e lënduar, familjarët e tyre, komunitetin, shoqërinë dhe cilësinë e jetës në përgjithësi, janë kosto të mëdha për të gjithë ekonominë e vendit.
Aksidentet rrugore edhe vlerësohen si kërcenim për sigurinë shëndetësore sepse ato rrisin numrin e personave që kërkojnë trajtim mjekësor.
Gjatë viteve të fundit, faturat spitalore nga aksidentet rrugore janë disa dhjetëra milionë euro dhe për një shtet me kapacitete jo të mëdha ekonomike kjo shifër nuk është e vogël dhe e papërfillshme.
Fatkeqësisht, deri më sot, për mungesë të të dhënave të detajuara, asnjë ekonomist nuk ka arritur të vlerësojë sa i kushtojnë realisht shoqërisë shqiptare aksidentet rrugore.
Pse “Sigurimi i Makinës” nuk duhet parë thjesht si një detyrim ligjor
Sigurimi i detyrueshëm mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, TPL, është një sigurim i detyrueshëm, 1-vjeçar, i cili i ofrohet poseduesit të mjetit motorik, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës.
Çfarë mbulon ky siguracion?
Sigurimi i detyrueshëm i mjetit motorrik mbulon dëmet që i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit të mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës.
Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rrugë, vetë strukturave të rrugës dhe pasurive përreth si shtylla, dyqane etj).
Lidhja e kontratës së sigurimit është një detyrim që buron nga Kodi Rrugor dhe Ligji nr.32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Masat ndëshkuese nëse nuk pajisesh me Sigurim
Moszbatimi i këtij detyrimi ligjor shoqërohet me masa administrative që rëndojnë xhepin e pronarit të mjetit të pasiguruar. Me ndryshimet e reja ligjore dhe zhvillimin e teknologjisë së strukturave të Policisë Rrugore, evidentimi i mjeteve të pasiguruara është bërë më i lehtë.
Kujtojmë se cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me masë administrative gjobë nga 10,000 deri në 40,000 lekë.
Si duhet të veproni për tu dëmshpëblyer në rast dëmi për Siguracionin e Detyrueshëm të Makinës brenda Shqipërisë (TPL)?
Nëse përfshiheni në një aksident dhe sido që të jetë situata:
- Ruani qetësinë në çdo çast;
- Mos e lëvizni mjetin e aksidentuar;
- Bëni foto me targa të mjeteve në vendin e ngjarjes;
- Mos pranoni fajësinë, në rast se nuk jeni fajtor!
- Njoftoni dhe prisni ardhjen e Policisë Rrugore për ekspertizën e vendngjarjes;
- Njoftoni kompaninë tuaj të sigurimeve.
Nëse keni sigururacionin TPL të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni kompanisë së sigurimit është:
- Kërkesa për dëmshpërblim
- Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen ose Vendimi i formës së prerë i gjykatës (Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen), Akti i ekspertimit autoteknik kur në aksident rezultojnë dëme shëndetësore;
- Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksident(e), në vendin e ngjarjes;
- Fotografi të mjeteve/objektit të përfshirë në aksident;
- Formulari i Vërtetimit Miqësor të Ngjarjes;
- Leja e qarkullimit të mjetit/dokument pronësie objekti;
- Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar;
- Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
- Certfikata e kontrollit teknik;
- Autorizim përdorimi (nëse nuk jeni pronar i mjetit);
- Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat;
- Deklarata e të dëmtuarit;
- Çdo dokument tjetër që kërkohet nga siguruesi.