Si ndikon Sigurimi i Shtëpisë në marrëdhëniet me fqinjtë tuaj

Çfarë ndodh nëse tavani i banesës së fqinjit tuaj dëmtohet për shkak të rrjedhjeve të tubacioneve në shtëpinë tuaj?

Po nëse zjarri i rënë në shtëpinë tuaj arrin edhe te fqinji?

Nuk janë të pakta rastet, madje secili prej nesh mund të ketë edhe histori personale, kur si pasojë e një zjarri të rënë në x kat të një pallati ka djegur edhe apartamente të tjera.

Përdorimi në masë i bombolave të gazit, për ngrohje ose për gatim, e rrisin rrezikun e zjarrit në banesa dhe bashkë me të edhe kostot financiare, nëse nuk jemi të siguruar.
Por ka edhe prej të siguruarve, të cilët nuk e dinë se me Sigurimin e Shtëpisë mund të marrin edhe “Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta”.

Falë këtij, çdo i siguruar nuk mbron vetëm pasurinë e tyre por edhe pronën e fqinji pasi me “Sigurimin e Përgjegjësisë Ndaj Palëve të Treta”, çdo i siguruar është i qetë nëse si pasojë e një zjarri në pronën e tij, dëmtohet edhe prona e fqinjit.

Në këto raste të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare mbulohen nga kompania e sigurimit, e cila  është përgjegjëse për riparimin e dëmeve të shkaktuara në pronën tuaj dhe të fqinjit.

Prandaj, në asnjë moment nuk duhet të jemi të pasiguruar pasi në këtë mënyrë rrezikojmë që kostot për çdo dëm të mundshëm, që mund të jetë aq i madh sa mund të na ndikojë për tërë jetën.  Për më tepër tani, në verë, që shkojmë në plazh dhe nuk jemi në shtëpi për një kohë të gjatë.

Çfarë mbulon sigurimi i shtëpisë?

Dëmet e shkaktuara nga

zjarri (rrufeja, eksplozioni, rënia e mjeteve fluturuese apo ngarkesës së tij, perpjekjen për shuarjen e zjarrit)

tërmeti

përmbytja

stuhitë

rrëshqitjet e tokës

breshëri

Sigurimi i shtëpisë përfshin disa lloje mbulimi.

GODINËN: E gjithë ndërtesa dhe të gjitha punimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, si dhe themelet e bodrumeve;

SENDET PERSONALE: Mobiljet, orenditë, pajisjet, rrobat e çdo gjë që shërben për përdorim në shtëpi…

Nëse doni që bashkë me banesën tuaj të mos rrezikoni as atë të fqinjve tuaj, të ruani marrëdhënie të mira dhe mbi të gjitha cënoni financat tuaja, siguracioni është zgjidhja më e mirë.

SIGUROHUNI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *