Keni siguracionin TPL, si të veproni në rast dëmi?
Nëse përfshiheni në një aksident dhe sido që të jetë situata:
- Ruani qetësinë në çdo çast;
- Mos e lëvizni mjetin e aksidentuar;
- Bëni foto me targa të mjeteve në vendin e ngjarjes;
- Mos pranoni fajësinë, në rast se nuk jeni fajtor!
Njoftoni dhe prisni ardhjen e Policisë Rrugore për ekspertizën e vendngjarjes; - Njoftoni kompaninë tuaj të sigurimeve.
Nëse keni sigurimin TPL të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të Trajtimit të Dëmeve Motorike në kompaninë tuaj të sigurimit është:
Kërkesa për dëmshpërblim
- Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen ose Vendimi i formës së prerë i gjykatës (Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen), Akti i ekspertimit autoteknik kur në aksident rezultojnë dëme shëndetësore;
- Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksident(e), në vendin e ngjarjes;
- Fotografi të mjeteve/objektit të përfshirë në aksident;
-
Formulari i Vërtetimit Miqësor të Ngjarjes;
Leja e qarkullimit të mjetit/dokument pronësie objekti; - Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar;
- Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
- Certfikata e kontrollit teknik;
- Autorizim përdorimi (nëse nuk jeni pronar i mjetit);
-
Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat;
Deklarata e të dëmtuarit; -
Çdo dokument tjetër që kërkohet nga siguruesi.
Në rast dëmi motorik me vlerë deri në 30,000 Lekë
Për aksidentet rrugore nëse ka dëme ndaj pronës të cilat konsiderohen në vlerë deri 30,000 (tridhjetëmijë) lekë, ju mund ta zgjidhni ndërmjet palëve duke plotësuar Raportin Evropian të Aksidenteve, plotësimi i këtyre të dhënave konsiderohet kërkesë për dëmshpërblim dhe shoqërohet dhe me dokumentet si më poshtë:
- Fotografi në momentin e aksidentit para lëvizjes së mjeteve nga një distancë e afërt dhe e largët (dëmtimin e mjeteve, gjurmët e frenimit, mbeturinat e rëna në rrugë) dhe gjurmët e rëndësishme si pozicioni i mjeteve, i rrotave etj.)
- Fotografi të mjeteve të dëmtuara në mënyrë të qartë, pjesët e dëmtuara dhe targën e mjeteve;
- Dokumentet e identifikimit të palëve të përfshira në aksident (ID);
- Dokumentet e mjeteve dhe drejtuesve të tyre (leje qarkullimi, leje drejtimi, kopje e policave të sigurimit).
Kujdes!
Mungesa e fotografive kërkon ekspertizën e mjetit të dëmtuar nga ana e shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.
Rekomandojmë që Raportin Evropian të Aksidentit ta mbani në automjetin tuaj.
Plotësoni me saktësi të dhënat e formularit dhe mbani parasysh që mashtrimi në sigurime është vepër penale.
Çfarë përmban formulari që duhet plotësuar në vendin e aksidentit:
Përdorni vetëm një Raport Evropian të ngjarjes për 2 mjete në secilin rast (2 për 3 mjete, etj). Pak rëndësi ka kush e jep vërtetimin miqësor dhe kush e plotëson atë.
Preferohet të përdorni një stilolaps për të shkruar dhe shkruani në mënyrë të tillë që kopja të jetë plotësisht e lexueshme.
Ky formular përdoret për trajtimin e një kërkese për dëmshpërblim vetëm pranë një shoqërie sigurimi.
Gjatë plotësimit të Raportit Evropian të Aksidentit për t’iu përgjigjur pyetjeve të rubrikave, mbani parasysh si më poshtë:
- në rubrikën 8 përdorni dokumentat tuaja të sigurimit (kontrata e sigurimit ose kartoni jeshil);
- në rubrikën 9 përdorni lejen tuaj të drejtimit (patenta e shoferit);
- në rubrikën 10 tregoni me saktësi pikën e goditjes fillestare;
- në rubrikën 12 vendosni një kryq (x) në kuti në drejtim të secilës prej rubrikave të rrethanave (nga nr. 1 deri në nr. 17) , që i përkasin aksidentit dhe tregoni gjithashtu numrin e shkaqeve të nënvizuar;
- në rubrikën 13 bëni një skicë të aksidentit, drejtimi i lëvizjes dhe pozicioni i mjeteve.
Nënshkruani së bashku me drejtuesin e mjetit tjetër Raportin Evropian të Aksidentit.
Pagesa e dëmit nga shoqëria e sigurimit sipas Raportit Evropian të Aksidentit, shuan detyrimin e shoqërisë për pretendime të tjera lidhur me vlerën e dëmit.
Depozitoni këtë dokument pa vonesë brenda 5 ditëve nga data e aksidentit, tek siguruesi përgjegjës.
Kujdes!
Trajtimi dhe pagesa e dëmshpërblimit nga shoqëria e sigurimit sipas Raportit Evropian të Aksidenteve, të nënshkruar nga dy drejtuesit, pa marrjen e procesverbalit të konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore, shuan detyrimin e shoqërisë për pretendime të tjera mbi vlerën 30,000 lekë, sipas nenit 14, të Ligjit 32/2021.