Rrebeshe e ciklone pas vapës! Kontraste shkatërruese, do të jetë ky normaliteti i ri?

Stuhitë e dhunshme që goditën Italinë pas valës së të nxehtit këtë verë, deri pak vite më parë, do të klasifikoheshin ndër ngjarjet e jashtëzakonshme.

 

“A do të jetë kjo gjendja e re normale me të cilën duhet të mësohemi”, pyet gazeta prestigjoze italiane “Corriere della Sera”.

 

Ai që duhet të quhet normalitet, pra vlerat mesatare, kanë ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit: mesatarja e temperaturave të tridhjetë viteve 1991-2020 nuk është më ajo e tridhjetë viteve 1971-2000.

 

Pas rritjes së temperaturave, përforcohen të gjitha fenomenet e lidhura me të, thuhet në shkrim: temperaturat më të larta nënkuptojnë më shumë energji të përfshirë.

 

Përveç kësaj, ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë avuj uji, që kur kondensohen prodhojnë më shumë reshje. Ndërkohë, për  të njëjtën arsye, rritja e temperaturave ka dhe një efekt tjetër: uji nga toka avullon më shumë duke sjellë kështu kushte thatësire. Reshjet e dendura dhe thatësira janë kësisoj, dy anët e së njëjtës medalje.

 

Meteorologët vendas sjellin si shembull kalimin brenda pak ditësh nga një rekord nxehtësie të regjistruar në Milano me ditore në 260 vjet, tek rënia e borës në Alpe. Të pyetur nëse kjo varet nga fakti që Mesdheu po kalon në një det me temperature thuajse tropikale, ata përgjigjen se ngrohja e vazhdueshme po prek të gjithë sistemet: nga sipërfaqja e detit, me më shumë energji dhe avullim më të madh, deri te temperatura e ajrit.

 

Kur ndodh cënimi i masave më të ftohta të ajrit, thonë ekspertet, kontrastet janë shkatërruese, duke kujtuar breshërin rekord në fund të korrikut.

 

Ndryshimet klimatike nuk po kërcënojnë thjesht Europën, por edhe Shqipërinë

 

Sipas parashikimeve, i gjithë kontinenti do të përballet me përmbytje dhe zjarre, qoftë edhe me ngrohjen në nivelin më të ulët që është parashikuar nga ekspertët, ndërkohë që Marrëveshja e Parisit parashikon kufizimin e ngrohjes globale në jo më shumë se 1.5-2 gradë nga niveli para-industrial.

 

4 mijë katastrofa natyrore në Shqipëri në 150 vitet e fundit

 

Sipas raportit 2018, të FAO ( Food and Agriculture Organization, të Kombeve të Bashkuara) në Shqipëri në 150 vitet e fundit kanë ndodhur 4000 katastrofa natyrore. Vetëm në 20 vitet e fundit nga përmbytjet e mëdha është shpallur tre herë gjendja e “Katastrofës Natyrore”.

Shqipëria, një vlerë sa 90% e PBB-së është e ekspozuar ndaj katastrofave

Një studimi i mëparshëm Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të PBB të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

 

Çfarë duhet të bëjmë?

 

Ngjarjet katastrofike të natyrës godasin shumë vende, rajone dhe popullata, por Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj tyre, veçanërisht nga përmbytjet dhe lëkundjet sizmike.

Sigurimi nga katastrofave mbron bizneset dhe banesat nga fatkeqësitë natyrore si tërmetet, përmbytjet dhe uraganet.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë banesat, automjetet dhe bizneset tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

KUJDES! Është e rëndësishme të rishikoni me kujdes politikat e sigurimit, të kuptoni kufijtë e mbulimit, zbritjet dhe përjashtimet specifike për fatkeqësitë natyrore dhe të zgjidhni një policë që i përshtatet nevojave tuaja dhe profilit të rrezikut.

Sigurohuni sot, nesër mund të jetë shumë vonë. Drejtohuni kompanive të sigurimit, të cilat ofrojnë gjithçka që ofrojnë edhe kompanitë në Evropë dhe me tarifa të përballueshme për çdo familje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *