Dëmet në bujqësi, ekspertët i shkruajnë ministrisë për sigurimin e sektorit

“Bëhet fjalë për një sistem sigurimi që është shumë i shtrenjtë për prodhuesit. Fermerët duhet të sigurohen sa më parë që mos të ngelen në qiell të hapur në rast fatkeqësish natyrore. Është e domosdoshme që bujqësia të përfshihet në skemën e sigurimeve. Të sigurojnë fermerët, të sigurojnë prodhimin e tyre”, ka deklaruar më herët kryeministri Edi Rama.

Mirëpo, ende nuk është marrë një nismë e tillë.

Të shqetësuar nga ndryshimet klimatike gjatë periudhës së dimrit, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar së fundmi i është drejtuar me disa kërkesa Ministrisë së Bujqësisë, ndër to edhe për vënien në jetë e kësaj skeme sigurimi.

“Nuk mund të kemi një proces të qëndrueshëm pa një ligj të mirëmenduar në fushën e ekonomisë së ushqimit. Ligji do tju jap mundësi të gjithëve të kuptojnë qëndrueshmërinë por do tu jap dhe garanci secili për të kuptuar dobinë që ka secili aktor në këtë pjesë”, shprehet Agim Rrapaj, Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit.

Në nismën më të fundit të sigurimeve nga fatkeqësitë natyrore bujqësia u la jashtë.

“Realisht qeveria vë disa fonde për fatkeqësitë te pushtetit lokal por janë të pamjaftueshme. Nëse sot shuma që përcaktohet për këtë pjesë është aq e vogël dhe e papërfillshme dhe me procedura të vështira sa më mirë mos të bëhet por të bëhet si për tërmetin”, tha ai.

Mirëpo, si renditet Shqipëria krahasuar me vendet e rajonit?

“Ka një konceptim dhe buxhetin më të mirë në rajon. Kemi Kosovën shumë herë më mirë na jepte mirë përcaktuar.”

Kompanitë e sigurimeve kanë kërkuar herë pas here nga qeveria vënien në jetë të një skeme sigurimi ku ekzekutivi të paguajë një pjesë të primit, duke qenë se për zonat me risk vlera është e lartë.

Industria e sigurimeve në Shqipëri, e konsoliduar tashmë prej shumë vitesh, ka ekspertizën, eksperiencën dhe aftësinë paguese në të njëjta standarte me kompanitë evropiane të sigurimeve. Ndaj ato janë të gatshme të marrin përsipër edhe sigurimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.

 

SIGURIMI I KULTURAVE BUJQËSORE 

SIGURONI TË MBJELLAT TUAJA NGA KATASTROFAT NATYRORE, BRESHËRI, PËRMBYTJET APO DHE NGA ZJARRI

Nëse jeni fermerë, atëherë e dini sa të papritura ka nga ndryshimet klimaterike dhe ndikimin negativ në produktet tuaja bujqësore! Natyrës nuk i dihet por një policë sigurimi do tju shërbejë t’i paraprini të papriturave dhe humbjet ekonomike që shkaktojnë fenomene si breshëri, fortunat, përmbytjet apo edhe zjarri.

Ky sigurim mbulon dëmtimet sasiore të prodhimit kryesor kundrejt një rreziku të papritur dhe të paparashikuar.

 

Bujqësia është një nga sektorët e rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, e cila, në masë të madhe, është e ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta. Ndaj Sigurimi i Bujqësisë është një mjet i rëndësishëm i menaxhimit të rrezikut që ndihmon fermerët të mbrohen nga humbjet financiare për shkak të fatkeqësive natyrore dhe kushteve klimatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *