Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për muajin janar-shtator 2023

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-shtator 2023 kapën vlerën 17,033 milionë lekë, ose 9.85% më shumë se në janar-shtator 2022.

Gjatë muajit janar-shtator 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,093,347 me një rritje prej 11.41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.91% dhe risigurimi 0.07 %.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.07% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar-shtator 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,918 milionë lekë, ose 3.05% më shumë se në muajin janar-shtator 2022.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-shtator 2023 kapën vlerën 3,535 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 7.77% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Klikoni KËTU për raportin e plotë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *