Çfarë siguracionesh ju duhen në këtë periudhë udhëtimesh dimërore
Udhëtimi jashtë vendit është një eksperiencë emocionuese dhe relaksuese, mbi të gjitha për festat e fundvitit. Por shpeshherë ndodh që të kthehet edhe në një eksperiencë të vështirë dhe me shumë peripeci.
Një sëmundje apo aksident i paparashikueshëm mund të na prishë planet ndërsa faturat mjekësore mund të jenë “të kripura” dhe të na dëmtojnë financiarisht.
Për këtë arsye, çdokush që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë duhet të ketë patjetër me vete edhe siguracionin “Shëndeti në Udhëtim”, për të qenë i mbrojtur financiarisht në çdo kohë.
Çfarë mundëson Shëndeti në Udhëtim?
- Vizita mjekësore urgjente
- Shpenzimet për medikamentet mjekësore
- Trajtime spitalore urgjente
- Riatdhesim
Mbulimet:
- Sëmundje akute
- Aksidente
- Humbja e jetës
Doni të shijoni pushimet me automjetin tuaj?
Po mendoni të shkoni diku me automjetin tuaj? Po, tani mund ta bëni të qetë dhe të sigurë nëse keni me vete siguracionin “Kartoni Jeshil”, i detyrueshëm për çdo automjet me targa shqiptare që del jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën),
- “Kartoni Jeshil” mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik.
- Kjo policë sigurimi ju mbron juve dhe automjetin tuaj nga dëmet (materiale dhe jo materiale), që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenti jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
- Kompania e sigurimit merr përsipër trajtimin e dëmit në mbrojtje të interesit tuaj!
Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.
Çmimi? Për autoveturat:
15 ditë – 40 euro
1 muaj – 60 euro
3 muaj – 130 euro
6 muaj 250 euro
1 vit – 400 euro
Përjashtim këtu bën Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ku “Kartoni Jeshil” me afat 15-ditor kushton 15 euro.
Shtetet anëtare të Sistemit ku vlen Kartoni Jeshil:
Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Mali i Zi, Azerbajxhan.
Kujdes! Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë siguracionet e nevojshme pasi një dëm i vogël mund të ketë kosto aq të madhe sa t’ju penalizojë përgjatë gjithë jetës suaj.
Pushimet janë më të bukura kur jemi të siguruar