Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2023

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-nëntor 2023 kapën vlerën 20,521 milionë lekë, ose 8.38% më shumë se në janar-nëntor 2022.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,322,512 me një rritje prej 10.84% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.94% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.00% dhe risigurimi 0.059 %.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.04% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.96% të totalit të tregut.

Gjatë 11-mujorit janar-nëntor 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,338 milionë lekë, ose 3.22% më shumë se në muajin janar-nëntor 2022.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-nëntor 2023 kapën vlerën 4,386 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.93% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-nëntor 2023 arritën rreth 12,510 milionë lekë, ose 6.96% më shumë se në muajin janar-nëntor 2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-nëntor 2023, pati një rritje prej 8.27% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në muajin janar-nëntor 2023 pati një rritje prej 1.07% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 39.92% krahasuar me muajin janar-nëntor 2022.

Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-nëntor 2023, pati një rritje 1.72% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-nëntor 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 12.75%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-nëntor 2023 arritën rreth 8,011 milionë lekë, 10.68% më shumë se në muajin janar-nëntor 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 0.46% krahasuar me muajin janar-nëntor 2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-nëntor 2023, patën një rritje me 11.51% kundrejt muajit janar-nëntor 2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-nëntor 2023 siguruan mbi 3,641 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.91%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.61% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-nëntor 2023, vihet re një rritje prej 16.73% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.46% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-nëntor 2022.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-nëntor 2023, arritën në rreth 1,239 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.18% në krahasim me muajin janar-nëntor 2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-nëntor 2023, arritën rreth 1,641 milionë lekë, ose 10.26% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-nëntor 2023 u rrit me 3.22% krahasuar me janar-nëntor 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 4,386 milionë lekë, apo 69.21% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

RAPORTI I PLOTË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *