102 incidente në punë gjatë vitit 2023/ Pse duhet Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet
Dëmtimi i dy kalimtarëve nga rrëzimi i një skele nga një pallat në ndërtim nuk është një rast i izoluar.
Gjatë vitit 2023 janë evidentuar 102 raste nga të cilat u identifikuan 115 autorë të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë nga të cilët 35 u arrestuan.
Sektorët me problematikë përsa i përket incidenteve në punë, ku jo rrallë herë kemi hasur edhe humbje jete nga punëtorët, janë ndërtimi, minierat dhe fasoneritë.
Për këtë arsye, vazhdimisht kemi apeluar që kompanitë të marrin masa parparake për Sigurimin e Punonjësve të tyre nga Aksidentet.
SIGURIMI I PUNONJËSVE NGA AKSIDENTET
Mbulimet kryesore:
- Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
- Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
- Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
- Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
- Të gjitha bizneseve
- Të gjithë individëve
Përfitimet kryesore:
- Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
- Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
- Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
- Garanci për detyrimet e punëdhënësit
- Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
- Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti
Ky sigurim ofrohet nga të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës në Shqipëri.
Sigurojini punonjësit tuaj sepse një punonjës i siguruar ndihet më i sigurt dhe i shëndetshëm dhe janë më të aftë të përqendrohen në detyrat e tyre.